Një trafikant droge, quajtur Abd al-Rahman Milad është vrarë në një sulm me armë në perëndim të kryeqytetit Tripoli.
I njohur gjithashtu me pseudonimin Bidja, ai ishte i lidhur me trafikun e emigrantëve dhe akte të rënda dhune ndaj tyre.
Nuk ka infromacione për autorët e atentatit por mediat vendase thonë se vdekja e tij është fundi i një epoke kriminelësh që terrorizonin vendasit dhe emigrantët në Tripoli.
Bidja ose Abd al-Rahman Milad ishte bërë i njohur prej vitit 2017 për aktivitete kriminale dhe dhunë ndaj emigrantëve.


