TIRANË- Është realizuar për herë të parë në vendin tonë kirurgjia minimale invazive koronare MIDCAB. Kjo procedurë inovative kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në mbarë botën.
Ndërkohë ekipi i mjekëve dhe infermierëve që kanë bërë të mundur këtë sukses janë: Dr. Shk. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Dr. Marjeta Bilaj, Dr. Anri Gongo, Dr. Eliana Shima, Ervisa Kurti, Mariola Ozuni, Inis Disha, Marinela Agolli, dhe Samet Mulaj.
NJOFTIMI I MNISTRES SË SHËNDETËSISË ALBANA KOÇIU:
#RastSuksesi
Një tjetër hap përpara për mjekësinë shqiptare!
Për herë të parë në Shqipëri, ekipi i Spitalit “QSR Tiranë Shefqet Ndroqi” ka realizuar me sukses kirurgjinë minimale invazive koronare MIDCAB, duke ndihmuar tre pacientë të rikthejnë shëndetin e tyre. Kjo procedurë inovative, e cila kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në mbarë botën, është një arritje për sistemin tonë shëndetësor dhe një dëshmi e përkushtimit të mjekëve tanë për të sjellë teknologjitë më të avancuara në Shqipëri.
Mirënjohje për ekipin e mjekëve dhe infermierëve që e bënë të mundur këtë sukses: Dr. Shk. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Dr. Marjeta Bilaj, Dr. Anri Gongo, Dr. Eliana Shima, Ervisa Kurti, Mariola Ozuni, Inis Disha, Marinela Agolli, dhe Samet Mulaj.
Me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, ata kanë ngritur standardet e kujdesit shëndetësor në vendin tonë, duke na bërë krenarë që Shqipëria tashmë renditet mes vendeve që ofrojnë këtë procedurë të avancuar kirurgjikale.


