Këngëtari i njohur Olsi Bylyku pak ditë më parë konfirmoi romancën e tij të re të dashurisë.
Artisti postoi një foto krah vajzës misterioze, të cilën e uroi për ditëlindje, por u kujdes të mos i zbulojë imazhin duke e mbajtur të fshehtë fytyrën e saj.
Së fundmi Olsi ka bërë një tjetër postim me partneren e tij.
Çifti siç duket janë duke shijuar disa ditë pushimi në Jugun e Shqipërisë. Në imazhin e postuar ata shfaqen ulur pranë njëri tjetrit duke shijuar bregdetin gjatë mbrëmjes.



