Një ngjarje shokuese ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, në rrugën “Siri Kodra”, ku një 56-vjeçar ka gjetur vdekjen.
Sipas burimeve të para dyshohet se shtetasi A. M., 56 vjeç, ishte duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, dhe aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë.
Si pasojë e kësaj ngjarje tragjike, shtetasi në fjalë fatkeqësisht ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i Policisë
Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


