Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Elis Rroshkodolit në Shkodër.
Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.
Gjithashtu është ngritur një grup hetimor që po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.
Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Viktima rezulton si pjesë e një grupi grabitësish në Belgjikë.


