Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Legjenda Tomaszewski kritikon ashpër Lewandowskin: Mos i lejo të nëpërkëmbin

    Pse Elisa nuk është shembulli

    “Ma kthe vajzën time”, përballja prekëse në gjyq për vra*jen e shqiptare në Greqi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Krasniqi publikon bilancin e AMA-Tiktok: Në 5 ditë bllokohen qindra video

    August 30, 2024
    Krasniqi publikon bilancin e AMA-Tiktok: Në 5 ditë bllokohen qindra video

    5 ditë nga fillimi i këtij bashkëpunimi dhe nga hapja e një linku të dedikuar në faqen zyrtare online të Autoritetit të Mediave Audiovizive, ku publiku mund të raportojë përmbajtjet që i gjykon si të dëmshme, kanë dalë edhe bilancet e para.

    Sipas njoftimit të kryetares Krasniqi, bëhet fjalë për përmbajtjet që përmbajnë dhunë, gjuhë urrejtje, abuzim me fëmijët dhe të komuniteteve apo shkelje të të drejtave themelore.

    Siç ka njoftuar sot Krasniqi në rrjetet e saj zyrtare, vetëm për 5 ditë kanë mbërritur në AMA 85 ankesa, të cilat pasi janë shqyrtuar nga ekipet ligjore dhe të Këshillit të Ankesave në AMA, janë raportuar në platformën TikTok, për shkelje të ligjit, 40 prej tyre. Nga këto 23 janë hequr nga platforma TikTok dhe 17 janë në proces.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Kryetarja Krasniqi, videot e fshira përmbanin:
    –7 video ekspozimin e fëmijës ndaj pornografisë, narkotikëve, alkolit, duhanit dhe dhunës;
    -U fshinë nga platforma 5 video me përmbatje që nxitësin dhunë dhe urrejtje, apo video me përmbajtje të veprave penale;
    -4 video me akte dhune;
    -1 video me urrejtje fetare
    -1 video tjetër për gjuhë urejtje për shkak të orientimit seksual.

    Ajo që dallon në të dhënat e publikuara nga Kryetarja e AMA-s, janë rastet e piraterisë që duket se deri tani kanë qarkulluar me shumicë dhe lirshëm në platformën TikTok.

    Për të njëjtën periudhë, pra vetëm për 5 ditë, janë raportuar për pirateri të produktit audioviziv 156 video, ndër të cilat 112 janë fshirë nga platforma ndërsa 20 profile janë mbyllur menjëherë për të njëjtën arsye, pasi janë raportuar videot që ato përmbanin.

    “Nuk kishim parashikuar një fluks të tillë raportimesh”, ka shkruar Krasniqi. “Falenderuese ndaj qytetarëve që kanë raportuar duke dëshmuar ndjeshmëri të lartë publike dhe besim tek institucioni. Falenderuese për këtë bashkëpunim me TikTok. Shumë punë kemi përpara.”

    AMA Bilanci Krasniqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Legjenda Tomaszewski kritikon ashpër Lewandowskin: Mos i lejo të nëpërkëmbin

    April 22, 2026

    Pse Elisa nuk është shembulli

    April 22, 2026

    “Ma kthe vajzën time”, përballja prekëse në gjyq për vra*jen e shqiptare në Greqi

    April 22, 2026

    “Më pak ndalime në rrugë, më shumë teknologji”, kryepolici Hita ndryshon qasjen e Rrugorëve

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.