Një shtetas 20 vjeç nga Vlora është arrestuar në flagrancë teksa po përgatiste doza droge gati për t’i shitur.
Sipas hetimeve paraprake policia ka vënë në pranga autorin vlonjat J. K., 20 vjeç si dhe kanë nisur hetimet dhe për një tjetër shtetas E. Q., 22 vjeç i cili mendohet se e shoqëronte.
Si rrjedhojë e kontrolleve të kryera policia sekuestroi dozat e drogës, rreth 1 milionë lekë dhe një celular bashkë me automjetin që përdornin të rinjtë.
Njoftimi i Policisë
U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, gati për shitje, vihet në pranga 20-vjeçari.
Procedohet penalisht edhe një shtetas, pasagjer në automjetin që drejtonte 20-vjeçari, pasi kishte dijeni për këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, që u gjetën në automjet, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike dhe automjeti.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli,” kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– J. K., 20 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues këtë shtetas dhe me pasagjer shtetasin E. Q., 22 vjeç, në fshatin Radhimë, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, 100 000 lekë dhe një celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në doza dhe i shiste ato në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës. Për këtë veprimtari kriminale dyshohet se kishte dijeni shtetasi E. Q., që e shoqëronte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


