Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ish-zyrtari i Nevadës shpallet fajtor për vrasjen e një gazetari

    August 29, 2024

    Las Vegas- Një gjykatë në Las Vegas shpalli fajtor të mërkurën një ish-zyrtar të shtetit të Nevadës për vrasjen e gazetarit investigativ Jeff German. Juria mori vendimin unanim për ta shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ish-administratorin e Qarkut Clark, Robert Telles. Telles u shpall fajtor për vrasje me një armë vdekjeprurëse ndaj një viktime.

    Juria arriti unanimisht në përfundimin se vrasja ishte e qëllimshme dhe me paramendim. Gjatë nëntë ditësh seancash, prokurorët dhanë detaje gjykatës së Las Vegasit mbi vrasjen e zotit German, një gazetar 69-vjeçar i gazetës Las Vegas Review-Journal. German u gjet i vrarë me thikë jashtë shtëpisë së tij në Las Vegas më 3 shtator 2022.

    Gjatë gjyqit, prokurorët përshkruan se si Telles ishte i zemëruar nga artikujt e gazetarit German lidhur me të, sipas së cilëve Administratori i Qarkut sillej keq me personelin e tij dhe kishte një marrëdhënie të papërshtatshme me një vartëse. Kur Telles humbi garën për t’u rizgjedhur në vitin 2022, ai sulmoi me një letër të hapur në internet gazetën Review-Journal për mbulimin e saj. “Dhe ai e bëri këtë sepse e dinte që Jeff nuk kishte mbaruar së shkruari. Çdo gjë ka lidhje,” tha prokurori Christopher Hamner gjatë argumenteve përmbyllëse të hënën. Prokurorët thanë se nën thonjtë e gazetarit ishin gjetur gjurmë ADN-je të zyrtarit.

    Telles ishte deklaruar i pafajshëm. Gjatë dëshmisë ai pretendoi– por pa prova – se ai ishte vënë në shënjestër si pjesë e një komploti të gjerë. Avokati i tij mbrojtës Robert Draskovich tha se në trupin e të pandehurit Telles, makinën dhe shtëpinë e tij nuk ishin gjetur gjurmë gjaku apo ADN-je të gazetarit. Në argumentat mbyllëse të hënën, avokati Draskovich i tha jurisë: “Pyesni veten se çfarë mungon këtu”.

    Anëtarët e jurisë filluan diskutimet e tyre për çështjen të hënën pasdite dhe e dhanë përfundimin e tyre të mërkurën. Vrasjet e gazetarëve janë të rralla në Shtetet e Bashkuara dhe kjo është hera e parë që një zyrtar aktual apo ish-zyrtar amerikan dënohet për vrasjen e një gazetari./VOA

    Ish-zyrtari i Nevadës vrasja e një gazetari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    June 25, 2026

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    June 25, 2026

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    June 25, 2026

    Kalendari i aplikimeve universitare, maturantët duhet të ndjekin fazat e procesit që zhvillohet me tre raunde

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.