Muzikanti Elton Deda duket se nuk është dakort me trendin më të fundit që vajzat postojnë foto me filtra në rrjetet sociale.
Në një postim në profilin e tij në FB, ai shkruan:
“Hiqini filtrat o gra se na shastisët! Po ju pyesim për emrin kur ju takojmë”.
Mirëpo ky postim ka ngacmuar ndjekësit, që kanë vijuar me komente.
“Kur burrat të mos mbjellin më flokë, ne në shënje solidariteti do ç’filtrosemi” ka komentuar njëra.
Nuk ka munguar një kundërpërgjigjje nga Eltoni për këtë koment teksa i thotë ndjekëses se të mbjellësh flokët nuk është e njëjta gjë si të përdorësh filtra.
Pas kësaj përgjigje, debati mes dyshes u ndez akoma më shumë por artisti vendosi ta injorojë në një moment të caktuar duke mos e replikuar më komentuesen.
Ndjekësja: Kur burrat të mos mbjellin më flokë, ne në shënje solidariteti do ç’filtrosemi” Flokët janë dhimbje nuk janë filtra.
Eltoni: Qëllimi final i njëjtë mbetet….
Ndjekësja: Bukuria e munguar prej Zotit ose moshës.
Eltoni: Jo nuk është qëllimi final ashtu. Të gënjesh me filtra nuk është e njëjta gjë si të mbjellësh flokë. Qëllimi të mbjellësh flokë është të përmirësosh imazhin tënd në real life, filtrat janë të gënjesh të tjerët para real life. Mos ta zgjasim më!
Po flokët janë një pjesë e trupit të njeriut. Ama filtrat, ka njerëz që nuk po i njohim më.



