Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal

    Diella arrin 3 milionë ndërveprime, Rama sjell historinë e zhvillimit të asistentes virtuale të shqiptarëve në e-Albania

    Ministri francez Haddad viziton Prishtinën, pesë marrëveshje të reja bashkëpunimi mes Francës dhe Kosovës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Infantino sulmon kritikët e FIFA-s pas Kupës së Botës: Përhapët vetëm urrejtje dhe humbët gëzimin e futbollit

    July 27, 2026
    Infantino sulmon kritikët e FIFA-s pas Kupës së Botës: Përhapët vetëm urrejtje dhe humbët gëzimin e futbollit

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar ashpër ndaj kritikave që shoqëruan organizimin e Kupës së Botës 2026, duke mbrojtur turneun dhe duke akuzuar kundërshtarët se po përpiqen të errësojnë suksesin e tij.

    Në një letër të hapur të publikuar në rrjetet sociale, Infantino theksoi se Botërori 2026, i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, u organizua me sukses, garantoi sigurinë e pjesëmarrësve dhe mblodhi miliona tifozë nga e gjithë bota, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e futbollit për të bashkuar njerëzit.

    Kreu i FIFA-s iu përgjigj edhe polemikave që shoqëruan turneun, duke përmendur çështjet e vizave për disa tifozë dhe delegacione, vendimet disiplinore të FIFA-s, si dhe debatet për arbitrimin. Sipas tij, këto raste u zmadhuan në mënyrë të panevojshme dhe nuk duhet të zbehin vlerën e përgjithshme të kompeticionit.

    “Ka njerëz që janë të konsumuar nga urrejtja dhe zgjedhin të shohin vetëm anën negative, duke injoruar gjithçka që u arrit gjatë këtij Botërori,” u shpreh Infantino.

    “Të gjithë atyre që humbën mundësinë të shihnin fëmijë, foshnja, gjyshër, prindër e familje të tëra të bashkoheshin për lojën më të bukur në botë, u kërkoj ndjesë që ndeshjet tashmë kanë përfunduar dhe më vjen keq që humbët gjithë atë gëzim dhe atë ndjenjë bashkimi”, shkroi Infantino në deklaratën e tij të ashpër.

    “Më vjen keq që ishit aq të përfshirë nga urrejtja dhe kritikat, sa nuk arritët ta shihnit gjithë këtë. Atyre që, pas stilolapsave dhe faqeve të gazetave apo pas ekraneve të tyre, përhapin urrejtje dhe thashetheme të rreme, dua t’u them se ndërsa ju rrini pas tyre, ne në FIFA jemi në vijën e parë, duke organizuar, punuar pa u lodhur dhe duke sjellë spektaklin më të madh në botë.”

    Në përfundim të mesazhit të tij, presidenti i FIFA-s u bëri thirrje kritikëve që “të ndalojnë për një moment, të reflektojnë, të meditojnë ose të luten”, duke theksuar se futbolli duhet të shërbejë si një urë bashkimi mes njerëzve dhe jo si një arsye për përçarje, urrejtje apo dezinformim.

    Gianni Infantino Presidenti i FIFA-s sulmon kritikët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal

    July 27, 2026

    Diella arrin 3 milionë ndërveprime, Rama sjell historinë e zhvillimit të asistentes virtuale të shqiptarëve në e-Albania

    July 27, 2026

    Ministri francez Haddad viziton Prishtinën, pesë marrëveshje të reja bashkëpunimi mes Francës dhe Kosovës

    July 27, 2026

    Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegur. Vatra të vogla në disa pjesë

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.