Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    BE gjobit Google me 890 milionë euro, favorizoi shërbimet e veta dixhitale ndaj konkurrentëve

    Punimet në rrugën “Adria” në Durrës, Rama: Ky investim është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane

    Dogjën mbeturinat në ara, flakët dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan banesat, një i arrestuar në Fier

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    E dënuar për dhunë, Gjykata e Tiranës liron 34-vjeçaren që u burgos në Pojskë. Me vete kishte edhe foshnjën 1-vjeçe

    July 23, 2026
    E dënuar për dhunë, Gjykata e Tiranës liron 34-vjeçaren që u burgos në Pojskë. Me vete kishte edhe foshnjën 1-vjeçe

    Vetëm 24 orë ka qëndruar në ambientet e burgut të Pojskës së bashku me foshnjën e saj 11-muajshe, Dorina Sejdini, nëna 34-vjeçare, çështja e së cilës tërhoqi vëmendjen dhe shqetësimin e shoqërisë.

    Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e saj të menjëhershëm, duke i pranuar kërkesën për rihapje të gjykimit në Apel për shkak të zhvillimit të procesit në mungesë.

    Tashmë e reja së bashku me foshnjën do t’i bashkohet edhe 2 fëmijëve të tjerë të mitur të saj, më i madhi 7 vjeç dhe tjetri 2 vjeç e gjysmë.

    Avokati mbrojtës Bari Shyti për mediat tha se autoritetet mund ta kishin zgjidhur ndryshe çështjen.

    “I vetmi problem në aspektin ligjor për mendimin është mundësia që duhet t’i jepej personit që të njoftohej dhe të ekzekutohej vullnetarisht. Ata kanë vendosur ndalimin e menjëhershëm”, tha avokati Bari Shyti.

    Dorina Sejdini u arrestua pak ditë më parë pasi hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit, teksa kthehej me familjen nga Gjermania. Ndaj saj ishte në fuqi një vendim i formës së prerë, që e dënonte me 2 muaj burg për veprën penale të dhunës në familje ndaj vjehrrit të saj.

    34-vjeçarja u paraqit vullnetarisht në Komisariatin nr. 6, pasi u njoftua nga policia për ekzistencën e vendimit. Më pas u transferua në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë. Fillimisht foshnja mbeti jashtë institucionit, por një ditë më vonë iu dërgua nënës, pasi ajo ushtroi të drejtën për të mbajtur pranë fëmijën nën moshën 3 vjeç. Ndërkohë, dy fëmijët e tjerë të mitur mbetën në kujdesin e familjarëve.

    Rasti ngjalli reagim të gjerë publik dhe institucional. Avokati i Popullit vizitoi 34-vjeçaren në burg dhe kërkoi verifikim të plotë të procedurave, ndërsa Begaj vuri në dispozicion faljen presidenciale.

    Tashmë çështja penale ndaj nënës së 3 fëmijëve do të vijojë të shqyrtohet në rrugët ligjore, duke u shqyrtuar në Gjykatën e Apelit.

    Dorina Sejdini E dënuar për dhunë Gjykata e Tiranës liron 34-vjeçaren
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    BE gjobit Google me 890 milionë euro, favorizoi shërbimet e veta dixhitale ndaj konkurrentëve

    July 23, 2026

    Punimet në rrugën “Adria” në Durrës, Rama: Ky investim është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane

    July 23, 2026

    Dogjën mbeturinat në ara, flakët dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan banesat, një i arrestuar në Fier

    July 23, 2026

    Dronë, radarë dhe makina inteligjente “skanojnë” Beratin, qindra gjoba për shkelje rrugore, 4 drejtues në ndjekje penale

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.