Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Polici i lënduar ga sulmet e protestuesve, Balla: S’është më protestë paqësore, por terrorizëm

    Korçë/ Era e fortë riaktivizon vatrën e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës

    Akuzat për trafik droge, kalon për gjykim çështja e ish-presidentit Maduro! Seanca e parë më 1 qershor 2027

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Tensione në Lindjen e Mesme, Houthi-t sulmojnë dy anije arabe! Pasdaranët dorë ‘të hekurt’ në Hormuz: Anija amerikane në flakë, dy u tërhoqën

    July 23, 2026
    Tensione në Lindjen e Mesme, Houthi-t sulmojnë dy anije arabe! Pasdaranët dorë ‘të hekurt’ në Hormuz: Anija amerikane në flakë, dy u tërhoqën

    Një anije cisternë nafte që po lundronte në Detin e Kuq u godit me dronë. Sulmi, i pari pas disa muajsh, ndodhi rreth njëqind kilometra në jug të Al-Shuqaiq, jo larg Jemenit. Përgjegjësinë për sulmin e morën Houthit, të cilët të martën njoftuan se synojnë të pengojnë kalimin e anijeve saudite përmes ngushticës Bab el-Mandeb. Sipas milicëve pro-iranianë, dy cisterna, Layla dhe Encelia, u sulmuan me raketa dhe dronë, por vetëm e dyta rezulton të jetë dëmtuar. Ekuipazhi po përpiqet të vërë nën kontroll zjarrin.

    Dje çmimi i një fuçie nafte arriti në 95 dollarë, duke shënuar një rritje prej 5% brenda 24 orëve, por ekziston frika se ky sulm mund ta rrisë edhe më tej çmimin e naftës. Deri tani, Deti i Kuq ka garantuar një rrugë të sigurt për eksportin e naftës bruto saudite, duke shmangur kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit, por kërcënimi nga Jemeni rrezikon të dëmtojë trafikun detar edhe në këtë zonë.

    “Tre cisterna nafte të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara u përpoqën të kalonin përgjatë rrugës detare të minuar në jug të Ngushticës së Hormuzit. Pasi njëra prej cisternave, pas një shpërthimi, u përfshi nga flakët, dy të tjerat u kthyen menjëherë dhe u tërhoqën”, njoftuan Pasdaranët.

    “As edhe një pikë nafte nuk do të kalojë”, raportojnë mediat iraniane. Irani ka sulmuar edhe tri baza ushtarake amerikane në Kuvajt.

    Kundërsulmet e SHBA-ve kanë qenë sërish ndaj infrastrukturës së Iranit në depot e raketave, mbikëqyrjen bregdetare dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

    Ndërkohë Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj për buxhetin e mbrojtjes me vlerë 1.150 miliardë dollarë, i cili zhbllokon fondet për luftën në Iran. Tani projektligji kalon në Senat, ku e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

    Houthi-t sulmojnë dy anije arabe Tensione në Lindjen e Mesme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Polici i lënduar ga sulmet e protestuesve, Balla: S’është më protestë paqësore, por terrorizëm

    July 23, 2026

    Korçë/ Era e fortë riaktivizon vatrën e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës

    July 23, 2026

    Akuzat për trafik droge, kalon për gjykim çështja e ish-presidentit Maduro! Seanca e parë më 1 qershor 2027

    July 23, 2026

    Tensione në Lindjen e Mesme, Houthi-t sulmojnë dy anije arabe! Pasdaranët dorë ‘të hekurt’ në Hormuz: Anija amerikane në flakë, dy u tërhoqën

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.