Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump: Marrëveshja bërthamore me Arabinë Saudite kushtëzohet nga njohja e Izraelit

    Sulm me dron në pikën kufitare Al-Abdali, Kuvajti raporton dëme materiale

    Përkeqësohet moti në det, Porti i Vlorës ndalon daljen e mjeteve të vogla dhe peshkarexhave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Skifteri” shqiptar që terrorizoi jugun e Anglisë dënohet me 10 vite burg (EMRI)

    July 22, 2026
    "Skifteri" shqiptar që terrorizoi jugun e Anglisë dënohet me 10 vite burg (EMRI)

    30-vjeçari shqiptar Gledis Uka, i cili sipas autoriteteve britanike ishte kthyer në makthin e banesave në jug të Anglisë, është dënuar me 10 vite burg për një seri vjedhjesh që shtriheshin në disa qarqe të vendit.

    Sipas hetimeve, Uka akuzohej për vjedhje në Berkshire, por edhe në Buckinghamshire, Bristol, Essex, Londër, Suffolk, Surrey dhe Kent.

    Ajo që konfirmoi përfshirjen e tij në këto vjedhje u bënë pikërisht gjurmët e gjakut të gjetura në dy prej banesa të grabitura. Pas analizave mjeko-ligjore, policia arriti ta identifikonte Ukën si autorin e dyshuar.

    Gjatë dy viteve që pasuan u raportuan edhe vjedhje të tjera me të njëjtën mënyrë veprimi në Edenbridge dhe Sevenoaks. Edhe në këto raste hetuesit gjetën gjurmë gjaku, ndërsa provat e mbledhura i ndihmuan të lidhnin të gjitha ngjarjet me njëra-tjetrën. 

    Sipas policisë, Uka udhëtonte drejt Anglisë gjatë muajve të dimrit për të kryer vjedhje dhe më pas largohej sërish nga vendi.

    30-vjeçari u arrestua më 30 janar 2026 në Essex nga policia e Kentit. Sipas pamjeve, ai u befasua kur policia i hap derën e makinës por nuk bëri rezistencë gjatë arrestit. Një ditë më vonë ai u akuzua për 33 vepra penale të lidhura me vjedhje në të gjithë jugun e Anglisë, përfshirë edhe ato në Buckinghamshire.

    Më pas, Uka pranoi fajësinë për 19 vepra penale, në bazë të një marrëveshjeje të pranuar nga prokuroria. Dy akuza të tjera u morën në konsideratë gjatë dhënies së dënimit, ndërsa pjesa tjetër e akuzave mbeti në dosje.

    Më 14 korrik, Gjykata e Kurorës në Maidstone e dënoi Gledis Ukën me 10 vite burg.

    dënohet me 10 vite burg Gledis Uka shpallet në kërkim "skifteri" shqiptar në Greqi terrorizoi jugun e Anglisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump: Marrëveshja bërthamore me Arabinë Saudite kushtëzohet nga njohja e Izraelit

    July 23, 2026

    Sulm me dron në pikën kufitare Al-Abdali, Kuvajti raporton dëme materiale

    July 23, 2026

    Përkeqësohet moti në det, Porti i Vlorës ndalon daljen e mjeteve të vogla dhe peshkarexhave

    July 23, 2026

    Tragjedi në mal, djali dyshohet se qëlloi aksidentalisht për vdekje babanë

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.