TIRANË– Janë vënë në pranga të paktën shtatë persona nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Nga Komisariati numër Nr.1 është arrestuar një 46-vjeçar me iniciale E.V., pasi dyshohet se ka vjedhur ka vjedhur një biçikletë pranë Pazarit të Ri.
Ndërkohë në pranga ka rënë një 15 vjeçar pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë vjedhur sende të ndryshme dhe shuma parash në tre biznese të ndryshme.
Për dhunë ndaj bashkëshortes është vënë në pranga 39-vjeçari me iniciale, R. S,. Ndërsa një 43-vjeçaar J.B., është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.
Për drejtim mjeti pa leje drejtimi është arrestuar një 20-vjeçar, A. K., banues në Tiranë.
Dy shtetas të tjerë E. S., 39 vjeç, dhe A. H., 36 vjeç janë arrestuar pasi ditën e djeshme, te mbikalimi i Kasharit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë shkaktuar një aksident me dëme materiale, kanë tentuar të ndryshojnë vendin e ngjarjes me qëllim përfitimin monetar nga kompanitë e sigurimeve, duke fshehur të vërtetën dhe duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. V., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë, te Pazari i Ri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 15 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e dy bashkëmoshatarëve të tij, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur sende të ndryshme dhe shuma parash në tre biznese të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
– R. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– J. B., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tip “Fiat”, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;
– E. S., 39 vjeç, dhe A. H., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, te mbikalimi i Kasharit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë shkaktuar një aksident me dëme materiale, kanë tentuar të ndryshojnë vendin e ngjarjes me qëllim përfitimin monetar nga kompanitë e sigurimeve, duke fshehur të vërtetën dhe duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Materialet i kaluan Prokurorisë.


