Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Video/ Tërmeti 7.4 ballë trondit Meksikën, pamjet tregojnë ndërtesat që lëkunden dhunshëm, banorët dalin në panik

    Rama: Kompozitori fitues i Oscar u frymëzua nga iso-polifonia shqiptare për “The Odyssey”

    SHBA shton avionët furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për një përshkallëzim ushtarak ndaj Iranit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Grabitet dyqani i Vodafone në Durrës, autori merr me dhunë xhiron ditore dhe largohet me taksi

    July 17, 2026

    Një grabitje me dhunë është regjistruar mesditën e së premtes në lagjen 16 të Durrësit, ku një person i maskuar ka marrë paratë e xhiros ditore të një dyqani të operatorit telefonik Vodafone.

    Sipas informacioneve nga terreni, autori, një i ri rreth 25 vjeç, fillimisht është paraqitur në biznes rreth orës 13:00, duke u shtirur si klient për të vëzhguar ambientin dhe lëvizjet brenda dyqanit.

    Rreth një orë e gjysmë më vonë, ai është rikthyer i veshur me rroba të zeza, me kapele dhe syze të errëta për të fshehur identitetin. Pasi ka kërcënuar dy punonjëset që ndodheshin në shërbim, ka marrë xhiron ditore të biznesit, e cila llogaritet në rreth 700 mijë lekë të vjetra.

    Pas grabitjes, autori është larguar fillimisht në këmbë për disa metra dhe më pas ka hipur në një taksi, duke synuar të humbiste gjurmët dhe të shmangte identifikimin.

    Menjëherë pas ngjarjes, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Burime paraprake bëjnë me dije se në qytet janë ngritur postblloqe dhe po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Video/ Tërmeti 7.4 ballë trondit Meksikën, pamjet tregojnë ndërtesat që lëkunden dhunshëm, banorët dalin në panik

    July 17, 2026

    Rama: Kompozitori fitues i Oscar u frymëzua nga iso-polifonia shqiptare për “The Odyssey”

    July 17, 2026

    SHBA shton avionët furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për një përshkallëzim ushtarak ndaj Iranit

    July 17, 2026

    I papunë, por bënte jetë luksoze/ Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen drogë me vlerë mbi 50 mijë euro

    July 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.