Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, që do të zhvillohet në stadiumin MetLife më 19 korrik, do të shënojë një moment historik jo vetëm për fituesin e trofeut, por edhe për një traditë të re që FIFA ka vendosur të prezantojë.
Për herë të parë në historinë e Botërorit, ekipi kampion do të marrë edhe unaza të personalizuara të kampionit, të frymëzuara nga tradita e ligave sportive amerikane si NBA dhe NFL. Sipas FIFA-s, do të prodhohen gjithsej 2,026 unaza të numëruara, në nder të vitit të turneut. Prej tyre, 30 do t’u dedikohen lojtarëve dhe stafit teknik të skuadrës fituese, ndërsa 1,996 të tjera do të dalin në shitje si artikuj zyrtarë koleksioni, të shoqëruara me certifikatë autenticiteti.
Fifa will present World Cup rings to the winners of Sunday's final between Argentina and Spain, which will be attended by Donald Trump. pic.twitter.com/17wyQMDfG8
— BBC Sport (@BBCSport) July 17, 2026
Edhe pse çmimi i tyre nuk është bërë ende publik, unazat pritet të kenë vlerë të lartë për shkak të numrit të kufizuar dhe dizajnit ekskluziv, i cili do të përfshijë trofeun e Kupës së Botës dhe elemente që identifikojnë kombin fitues.
Edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të ketë një format të ri. Menjëherë pas përfundimit të finales, kapiteni dhe trajneri i ekipit fitues do të marrin unaza simbolike përpara ngritjes së trofeut. Më vonë, të gjithë anëtarët e skuadrës kampione do të pajisen me unazat përfundimtare, të prodhuara sipas masës së secilit.
Në ceremoninë e finales pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili, sipas planit të FIFA-s, do të jetë i pranishëm në dorëzimin e trofeut së bashku me presidentin e organizatës, Gianni Infantino.


