Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i tij, në kuadër të një riorganizimi të gjerë qeveritar të nisur pas largimit nga detyra të kryeministres së Ukrainës.
Përmes një mesazhi të publikuar në Telegram, Fedorov u shpreh se kishte qenë një nder i madh për të t’i shërbente popullit ukrainas në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Ai renditi arritjet e institucionit gjatë periudhës së drejtimit të tij, të cilën e kishte marrë përsipër në muajin janar.
“Ka qenë një nder i madh t’i shërbej popullit ukrainas si ministër i Mbrojtjes”, shkroi Fedorov, duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe duke theksuar punën e bërë gjatë mandatit të tij.
Mesazhi i dorëheqjes u shoqërua edhe me një tjetër reagim më të shkurtër, ku Fedorov përmendi disa nga sfidat dhe mangësitë e ministrisë gjatë kësaj periudhe.
Dorëheqja e tij vjen pas ndryshimeve të kërkuara nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka nisur një proces riorganizimi në strukturat drejtuese të qeverisë me synim rritjen e efikasitetit të administratës në kushtet e luftës me Rusinë.


