Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, priti në një takim zyrtar përfaqësuesen e programit ICITAP për Evropën dhe Azinë, znj. Alexandria Burns, e shoqëruar nga Atasheu për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Richard Deasy.
Gjatë takimit u diskutuan sfidat aktuale në trajtimin e rasteve komplekse, si edhe ecuria e projekteve të përbashkëta, në përputhje me objektivat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.



Drejtori i Përgjithshëm, Klevis Qose, shprehu mirënjohjen për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të programit ICITAP, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe teknike të AMP-së.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e ICITAP vlerësuan rezultatet e arritura deri më tani dhe rikonfirmuan angazhimin për vijimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me synim konsolidimin e standardeve të mbikëqyrjes dhe rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.

