Franca u eliminua nga Spanja, pavarësisht se aktivizoi një repart ofensiv me vlerë totale prej 710 milionë eurosh, sipas Transfermarkt. Sulmues si Kylian Mbappé, Michael Olise, Ousmane Dembélé dhe të tjerë nuk arritën të thyenin organizimin mbrojtës të iberikëve.
Mediat spanjolle vlerësojnë se ekipi i Luis de la Fuente zhvilloi një ndeshje taktikisht të shkëlqyer, duke neutralizuar yjet francezë me mbulim kolektiv dhe disiplinë të lartë. Mbappé u izolua nga mbrojtja spanjolle, ndërsa Dembélé, Olise dhe Barcola u kufizuan nga puna e organizuar e repartit defensiv.
Analiza thekson se, ndryshe nga Spanja, Franca u mbështet më shumë te cilësitë individuale sesa te loja kolektive, çka ndikoi në eliminimin e saj.
Humbja ka rritur gjithashtu spekulimet për largimin e Didier Deschamps nga drejtimi i Francës, me Zinedine Zidane që vazhdon të konsiderohet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar.


