Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

    Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

    Nesër seanca plenare, Kuvendi shqyrton raportet vjetore të 10 institucioneve të pavarura. Zbardhet axhenda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Klonoi pasaportën britanike, shqiptari pranon ekstradimin nga Anglia, në kërkim për trafik emigrantësh drejt SHBA

    July 12, 2026
    Klonoi pasaportën britanike, shqiptari pranon ekstradimin nga Anglia, në kërkim për trafik emigrantësh drejt SHBA

    Një i kërkuar nga Prokuroria e Tiranës për trafik klandestinësh drejt SHBA dhe Kanadasë, ka pranuar të ekstradohet nga Anglia drejt Shqipërisë.

    Sipas këtij dokumenti të gjykatës së ekstradimeve City of Westmister Magistrate Court, Alfred Maçi 36 vjeç, tre ditë më parë pranoi vullnetarisht ekstradimin.

    Maçi me banim në qytetin Luton, akuzohet se në periudhën tetor 2023- prill 2025 mundësoi kalimin e disa shtetasve nga vendet europiane drejt Karaibeve për t’i futur ilegalisht në SHBA dhe Kanada.

    Një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së Tiranës dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë dhe Zyrës për Hetimet Kriminale jashtë SHBA-së, zbuluan se Alfred Maçi kishte vënë në dispozicion të grupit të trafikut pasaportën e tij britanike.

    Pasaporta britanike e përdorur është parë nga Top Channel dhe si vendlindje e Alfred Maçit është shënuar Kosova.

    Si datë lëshimi ka 16 Mars 2022 dhe datë skadimi Mars 2032. Kjo pasaportë klonohej dhe i vendosej fotoja e personit i cili paguante deri në 35.000 euro për të hyrë në SHBA dhe Kanada.

    Hetimet zbuluan se grupi kriminal ku bënte pjesë Alfred Maçi drejtohej prej Hazir Maçit.

    Alfredi është nipi i Hazirit dhe duke bashkëpunuar së bashku kanë ndihmuar në kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve E.A  në muajin tetor 2024 dhe shtetasit D. N në muajin maj 2025 për në Kanada me qëllim final mbërritjen në SHBA. Këtyre shtetasve iu mundësua pasaporta britanike me të dhënat Alfred Maçit por me foton e tyre.

    Sipas prokurorisë së Tiranës Hazir Maçi i hetuar më parë me të njëjtin aktivitet të trafikut të njerëzve, është përfshirë në tre raste të dërgimit të shqiptarëve në Amerikë dhe Kanada.

    Nga hetimet e prokurorit Drini Pali, është zbuluar se trafiku, fillonte nga Shqipëria ku rekrutoheshin  dhe më pas nga vendet e Europës drejt Republikës Domenikane, e prej andej me dokumenta false drejt Kanadasë ose nëpërmjet Porto Rikos me destinacion final Floridën në SHBA.

    Hazir Maçi ka drejtuar veprimtarinë kriminale nga ambientet e paraburgimit të Fushë-Krujës, nëpërmjet telefonit duke përdorur 2 numra të ndryshëm për të komunikuar me familjarët e tij.

    Tashmë prokuroria e Tiranës e ka çuar çështjen për gjykim ku pesë të arrestuarve në Shqipëri  mes tyre një grua,  do ti bashkohet edhe Alfred Maçi i cili pritet të sillet nga Anglia nga oficerët e Interpol Tiranës.

    Ata akuzohen për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave dhe ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufijve./Top Channel

    Alfred Maçi Klonoi pasaportën britanike në kërkim për trafik emigrantësh pranon ekstradimin nga Anglia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

    July 12, 2026

    Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

    July 12, 2026

    Nesër seanca plenare, Kuvendi shqyrton raportet vjetore të 10 institucioneve të pavarura. Zbardhet axhenda

    July 12, 2026

    Rikthimi i madh pas pesë vitesh, Conor McGregor i ndodh më e keqja pas disa sekondave

    July 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.