Kishte pritur shumë gjatë për rikthimin, ndërsa dje u përball me skenarin më të keq. Conor McGregor u mposht për një minutë në sfidën me Max Holloway.
Ishin pesë vite pritje. Impianti në Las Vegas po ashtu “sold out” për momentin e shumëpritur.
McGregor provoi goditjen e parë në drejtim të kundërshtarit. Pikërisht aty nuk pati shënjestër dhe u dëmtua.
McGregor refuzoi që të dorëzohet vetëm 10 sekonda pasi eventi filloi. Në atë moment përfitoi Holouej që i dha disa goditje radhazi.
Ishte gjyqtari që e pa situatën. Dhe për këtë vendosi të mbyllte gjithçka me triumfin e Holloway./Panoramasport


