Për secilën projektrezolutë është parashikuar zhvillimi i një debati parlamentar, ndërsa në përfundim të seancës deputetët do të diskutojnë edhe çështje të ngritura nga zgjedhësit, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit.
Pikat kryesore të rendit të ditës së seancës plenare të 13 korrikut 2026 janë:
Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të 30 qershorit dhe 2 korrikut 2026.
Njoftime.
Shqyrtimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2025.
Shqyrtimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së ILDKPKI-së për vitin 2025.
Shqyrtimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025.
Shqyrtimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2025.
Shqyrtimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së INSTAT-it për vitin 2025.
Shqyrtimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2025.
Shqyrtimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë për Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH) për vitin 2025.
Shqyrtimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për vitin 2025.
Shqyrtimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2025.
Shqyrtimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2025.
Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
Në fokus të seancës do të jenë raportet vjetore dhe projektrezolutat për 10 institucione të pavarura kushtetuese dhe rregullatore, të shoqëruara me debate parlamentare për secilën prej tyre.


