Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

    Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

    Nesër seanca plenare, Kuvendi shqyrton raportet vjetore të 10 institucioneve të pavarura. Zbardhet axhenda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I dënuar në Itali me 13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 48-vjeçari. Pritet ekstradimi (EMRI)

    July 12, 2026
    Bekim Nikolli

    Arrestohet në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 48-vjeçari Bekim Nikolli, i dënuar me 13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim/nënshtrim. Arrestimi u krye në zonën e Institutit Bujqësor.

    Sipas autoriteteve italiane, Nikolli, në bashkëpunim me persona të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion gra dhe vajza të futura në mënyrë të paligjshme në Itali. Ai dyshohet gjithashtu se ushtronte dhunë ndaj tyre për të maksimizuar fitimet dhe për t’i mbajtur nën kontroll.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet FAST Albania dhe FAST Itali, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin, “FAST Albania”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, në zonën e Institutit Bujqësor, në Tiranë, dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Bekim Nikolli, 48 vjeç, banues në Tiranë.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në nëntor të vitit 2021, e ka dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Skllavërimi/Nënshtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal italian.

    Nga informacionet e autoriteteve italiane rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali.

    Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.

    Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

    arrestohet 48-vjeçari Bekim Nikolli I dënuar në Itali me 13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

    July 12, 2026

    Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

    July 12, 2026

    Nesër seanca plenare, Kuvendi shqyrton raportet vjetore të 10 institucioneve të pavarura. Zbardhet axhenda

    July 12, 2026

    Rikthimi i madh pas pesë vitesh, Conor McGregor i ndodh më e keqja pas disa sekondave

    July 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.