Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet, rikandidon në zgjedhjet e pjesshme mes hetimeve parlamentare

    Rama publikon videon: Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja, ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale

    Refuzoi të kryente marrëdhënie intime me bashkëshorten, gruaja telefonon policinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Fushë-Krujë/ AMP zbulon një lokal ku vendoseshin baste sportive, nisin hetimet nëse policia ka qenë në dijeni

    July 7, 2026
    Fushë-Krujë/ AMP zbulon një lokal ku vendoseshin baste sportive, nisin hetimet nëse policia ka qenë në dijeni

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar një operacion të koduar “Basti i Fundit”, duke goditur një aktivitet të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive pranë Fushë-Krujës.

    Sipas AMP-së, kontrolli është ushtruar në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të Ahmet Stafuka në zonën e quajtur “Tregu Fshatar”.

    Gjatë operacionit janë sekuestruar si prova materiale katër pajisje kompjuterike, katër monitorë, pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive të paligjshme.

    Strukturat e AMP-së kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin e personave të përfshirë dhe verifikimin e çdo rasti të mundshëm favorizimi, mosveprimi apo përfshirjeje nga punonjës të Policisë së Shtetit ose subjekte të tjera nën mbikëqyrjen e Agjencisë.

    Njoftimi i plotë:

    Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, bazuar në informacionin e siguruar nga strukturat e Inteligjencës Operative të Agjencisë, ka ushtruar kontroll në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit A.S, në vendin e quajtur “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

    – 4 pajisje elektronike kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit;

    – 4 monitorë;

    – pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të dyshuara se përdoreshin për organizimin dhe ushtrimin e basteve sportive të paligjshme.

    Nga strukturat kompetente të AMP-së po kryhen veprimet e para hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të dyshuar të paligjshëm, identifikimin e personave të përfshirë në organizimin dhe ushtrimin e tij, si dhe verifikimin e çdo rasti të mundshëm favorizimi, mosveprimi apo përfshirjeje nga punonjës të Policisë së Shtetit apo subjekte të tjera të fushës së veprimit të Agjencisë.

    Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të çdo personi të përfshirë.

    AMP mbetet e angazhuar në evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme që favorizohet, tolerohet apo mbështetet nga punonjës të strukturave që janë subjekt i mbikëqyrjes së saj, duke garantuar hetim të paanshëm, profesional dhe në përputhje të plotë me ligjin.

    AMP baste sportive Fushë-Krujë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet, rikandidon në zgjedhjet e pjesshme mes hetimeve parlamentare

    July 7, 2026

    Rama publikon videon: Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja, ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale

    July 7, 2026

    Refuzoi të kryente marrëdhënie intime me bashkëshorten, gruaja telefonon policinë

    July 7, 2026

    SPAK arreston drejtuesin e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të dro*ës, dokumentohen tre episode me mbi 2.4 tonë të sekuestruar

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.