Pesë dëshmitarë të tjerë janë thirrur në gjyqin për aferën Partizani, ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-drejtori i klubit Isa Tare, Urim Muja, si edhe Paro Laçi. Seanca e radhës do të mbahet më datë 20 ora 11:00.
Për Isa Taren, i cili deri më tani nuk është paraqitur për të dhënë dëshmi pasi familjarët pretendojnë se vuan nga demenca, GJKKO vendosi të ripërsërisë thirrjen pasi SPAK pretendoi se “nuk ka një akt që vërteton se Isa Tares i është hequr e drejta e për të vepruar (dmth i paaftë për shkak te sëmundjes), por është thjesht i biri që e pretendon. Kështu që duhet përsëritur thirrja.”


