Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Karakaçi inspekton punimet për nënstacionin e ri në Piqeras: Investim për furnizim më të sigurt me energji gjatë sezonit turistik

    Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë për paraburgimin e Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim

    Wayne Rooney kritikon ashpër FIFA-n për rastin Balogun: Infantinos duhet t’i vijë turp

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zjarri në Drizë, Përgjegjësi i Mbrojtjes Civile i Fierit: Flakët ishin pranë oborreve të banesave!

    July 6, 2026
    Zjarri në Drizë, Përgjegjësi i Mbrojtjes Civile i Fierit: Flakët ishin pranë oborreve të banesave!

    Një zjarr i përmasave të mëdha ra një ditë më parë në Drizë të Fierit, pasi një i ri 20-vjeç po digjte në tokën e të atit disa barishte, por flakët i dolën jashtë kontrollit.

    Kreshnik Ymeraj, Përgjegjësi i Mbrojtjes Civile Fier në një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se flakët kanë ‘përpirë’ 110 hektarë sipërfaqe me shkurre, përfshirë edhe ullinj.

    “Zjarri pretendohet se nisi pasi një person po digjte barishte në tokën e vetë, por zjarri doli jashtë kontrollit dhe ka djegur rreth 110 hektarë. Gjithashtu ka pasur edhe një dëme te depot e ujësjellësit aty pranë, por fatmirësisht nuk ka ndikuar te furnizimi me uji”, tha ai.

    Sa i përket zonave me rrisk të lartë të zjarrit, Ymeraj tha se të gjitha zonat në qarkun Fier janë të rrezikuara.

    “Në zonat me rrisk të lartë zjarri janë masa paraparke, janë hapur korridore rruge për zjarrfikëset për të menaxhuar zjarret.  Të gjitha zonat bregdetare, por edhe zonat malore, zonat pyjore në të gjithë qarkun Fier janë të rrezikuara”, shtoi ai.

    Në fund ai nënvizoi se fatëmirësisht dëme në banesa nuk pati, por megjithatë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe mos të ndezin zjarre veçanërisht kësaj periudhe.

    “Fatmirësisht nuk pati dëme në banesa, pati vetëm prezencë të flakëve në oborret e banesave. Qytetarët kanë rolin kryesor, duke mos ndezur zjarre gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta. Dëmi më i madh është në ullishte, ende nuk e dimë sa është numri i ullinjve të dëmtuar. Kaluam një situatë problematike, por fatmirësuisht nuk patëm dëme në njerëz. Falenderoj të gjithë strukturën që menaxhoi zjarrin”, përfundoi Ymeraj.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Karakaçi inspekton punimet për nënstacionin e ri në Piqeras: Investim për furnizim më të sigurt me energji gjatë sezonit turistik

    July 6, 2026

    Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë për paraburgimin e Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim

    July 6, 2026

    Wayne Rooney kritikon ashpër FIFA-n për rastin Balogun: Infantinos duhet t’i vijë turp

    July 6, 2026

    Shqipëria pajiset me topa turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë

    July 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.