Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Obama në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Të mbrojmë demokracinë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë

    Messi me humor pas fitores ndaj Kepit të Gjelbër: Më kërkuan fanellën, por në fushë nuk pushuan së më godituri

    Britania, Italia dhe Japonia firmosin kontratë 4.6 miliardë paund për avionin luftarak të gjeneratës së ardhshme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Ndihmoj prindërit e mi”, Aurela Gaçe reagon pas thirrjeve për bojkotimin e koncerteve të saj

    July 4, 2026
    E zbulon vetë Aurela Gaçe: Së shpejti do të mbërtheheni pas ekranit duke parë spektaklin tim

    Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar pas posterave të shpërndarë në Tiranë, ku bëhej thirrje për bojkotimin e muzikës dhe koncerteve të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja shprehet e revoltuar, duke theksuar se askush nuk mund t’i diktojë mënyrën se si duhet ta dojë vendin e saj.

    Gaçe u përgjigj edhe kritikave që lidhen me pjesëmarrjen në protesta, duke kujtuar se ka qenë e angazhuar ndër vite në kauza qytetare, që nga koha kur ishte studente.

    “Kam dalë në protesta qysh studente, kam protestuar edhe përmes këngëve të mia dhe kam qenë në shesh krah popullit tim. Askush nuk mund të më tregojë apo të më diktojë se si ta dua Shqipërinë”, shkruan ajo.

    Artistja shton se është në krah të qytetarëve dhe i njeh nga afër vështirësitë me të cilat përballen shumë familje shqiptare, pasi edhe vetë i jeton ato.

    “Jam bijë e dy pensionistëve që kanë punuar me ndershmëri gjithë jetën dhe sot nuk ia dalin pa ndihmën e fëmijëve. Këtë nuk ma kundërshton dot askush”, shprehet Gaçe, duke shtuar se ndihmon prindërit e saj për shkak të pensioneve të ulëta.

    Në reagimin e saj, këngëtarja thekson se ka zgjedhur të punojë me ndershmëri dhe se nuk pranon të gjykohet për mënyrën si shpreh bindjet e saj.

    Sipas Gaçes, është e drejtë e çdo qytetari të protestojë, por nuk duhet të ketë presion apo dhunë verbale ndaj atyre që zgjedhin ta shprehin ndryshe qëndrimin e tyre.

    “Populli nuk është i lumtur dhe këtë nuk ma kundërshton dot askush. Por, kur shoh se përdoret dhunë verbale ndaj atij që nuk vepron si ti, kjo tregon sa të dhunshëm mund të bëhen njerëzit”, përfundon artistja.

    Reagimi

    “Dje, më dërgonin miqtë një postim të tillë,  ku shpallesha “Armike ” nga dikush që mendon ose beson se e do Shqipërinë më shumë se unë.

    Kam dalê në protesta unë qysh studente e pêr Armët kimike , e kam protestuar me gjithë qënien time edhe me tekste shumë të forta këngësh ,  e sigurtë që vajza në fjalë mbase nuk është në dijeni.

    MADJE , MBASE NUK ËSHTË NË DIJENI SE KAM QËNË EDHE NË SHESH KRAH POPULLIT TIM EDHE TANI( me datë të saktë nga arkiva ime)

    Kam reaguar disa herë në mënyrën time në këtë dritaren time , por mesa duket nuk I pëlqen kësaj zonjës .

    1-MUA NUK MË TREGON AS DIKTON DOT ASKUSH SE SI TA DUA VENDIN TIM .

    2: NËSE ANKOHENI PËR DIKTATURË, ATËHERË PÊRSE TI VETË DIKTON SE SI DUBET TË SILLEMI?  A NUK ËSHTË DHUNË EDHE KJO?

    Kjo mê tregon qartazi se nëse ti bëhesh me pushtet ne ardhmen , ti të shkel me këmbë.

    Kam shumë arsye se përse ndjej se duhet te protestoj .

    Jetoj këtu edhe e di mirë peshën e rëndë që ka një Shqiptar mbi shpatulla .

    E di sepse luftoj vetë për çdo gjë .

     kam zgjedhur të punoj pastêr që nesër të shoh veten në pasqyrë e të mos kem turp ).

    Pêr disa kolegë mund të jem treguar budallaqe  por dinjitetin tim e kam shumë më të shtrenjtë .

    Jam bijë e këtij populli e jam krah popullit tim që ka kaq vite që têrhiqet zvarrë pêr të fituar bukën, pêr te paguar qeranë, për t’u shêruar në dyert e spitaleve ( Kam edhe une prindër e fis e farë ,  e sigurisht edhe unë jam njeri që nesër mund të pêrballem me cdo gje)

    Jam bije  e dy pensionistëve që sigurisht kanë punuar me ndershmëri si çdo Shqiptar, e sot  pa ndihmën e fëmijëve nuk I ja dalin , E KËTË NUK MA KUNDËRSHTON DOT NJERI.

    Jam motër e njê vëllai e motre që kanë ikur, E NËNË E DY FÊMIJÊVE QË SIGURISHT KAM DILEMAT E CDO PRINDI PÊR TË ARDHMEN ( të cilën kam frikë se nuk e shoh k?tu ????)

    Është listë e gjatë nëse listoj arsyet pse protestoj.

    POPULLI NUK ËSHTË I LUMTUR E KÊTË PRAPË S’MA KUNDËRSHTON DOT NJERI.

    Por, kur shoh se ti përdor dhunë verbale ndaj  atij që nuk vepron si ti,  kjo tregon sa te dhunshem mund te behen njerezit”.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Obama në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Të mbrojmë demokracinë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë

    July 4, 2026

    Messi me humor pas fitores ndaj Kepit të Gjelbër: Më kërkuan fanellën, por në fushë nuk pushuan së më godituri

    July 4, 2026

    Britania, Italia dhe Japonia firmosin kontratë 4.6 miliardë paund për avionin luftarak të gjeneratës së ardhshme

    July 4, 2026

    BE pranon problemet me sistemin e ri EES, por përjashton pezullimin e tij

    July 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.