Kryeministri Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të. Në një postim në rrjetet sociale, ai falënderoi të gjithë ata që i kanë përcjellë mesazhe urimesh, teksa në sy bie edhe fotoja e tij me simbolin e flamingos.
“FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen. E pamundur t’u përgjigjem të gjithave dhe prandaj po jua përcjell këtu falënderimin, bashkë me ndjesën për mospërgjigjen në telefon.”
Përveç personave që e kanë uruar, ai ka falënderuar edhe ata që e kanë sharë.
”E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”


