Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në Porto Novo, humb jetën një 29-vjeçare pasi u mor nga rrymat e detit

    Komediani turk Deniz Göktaş përfundon në paraburgim, akuzohet për fyerje të Presidentit Erdogan dhe vlerave fetare

    Arrestohet në Serbi një qytetar nga Kosova, dyshohet për krime lufte

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt një protokolli të ri doganor, synohet lehtësimi i kalimeve kufitare

    July 3, 2026

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po hedhin një tjetër hap drejt modernizimit të procedurave kufitare, përmes hartimit të një protokolli të ri për zbatimin e Marrëveshjes Ndërqeveritare mbi kontrollet e përbashkëta kufitare.

    Dokumenti i ri synon të rrisë efikasitetin e kontrolleve doganore, të lehtësojë tregtinë dhe lëvizjen e udhëtarëve, si edhe të përmirësojë menaxhimin e kufirit në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe objektivat e integrimit rajonal.

    Për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes dhe finalizimin e protokollit, delegacionet e dy administratave doganore, të drejtuara nga drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, dhe drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, zhvilluan një vizitë në pikën e përbashkët kufitare Qafë Thanë–Qafasan. Në takime morën pjesë edhe përfaqësues të misioneve të OSBE-së në të dy vendet.

    Drejtori i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, tha se bashkëpunimi mes dy institucioneve është një model i partneritetit që sjell përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset.

    Sipas tij, protokolli i ri do të harmonizojë procedurat doganore, do të përmirësojë koordinimin në përdorimin e burimeve dhe do të forcojë kontrollet kufitare, duke lehtësuar njëkohësisht tregtinë e ligjshme dhe qarkullimin e udhëtarëve.

    Edhe drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, duke theksuar se marrëveshja do të ndikojë në uljen e kohës së pritjes në kufi, përshpejtimin e flukseve tregtare dhe rritjen e besimit të komunitetit të biznesit.

    Përfaqësuesit e OSBE-së e cilësuan nismën si një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe sigurisë rajonale, duke theksuar se protokolli ndërton mbi bashkëpunimin shumëvjeçar në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit.

    Me finalizimin e tij, protokolli pritet të modernizojë procedurat kufitare mes dy vendeve, të rrisë efikasitetin operacional dhe sigurinë, si edhe të lehtësojë tregtinë dhe lëvizjen ndërkufitare në funksion të zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian të rajonit.

    maqedonia e veriut Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në Porto Novo, humb jetën një 29-vjeçare pasi u mor nga rrymat e detit

    July 3, 2026

    Komediani turk Deniz Göktaş përfundon në paraburgim, akuzohet për fyerje të Presidentit Erdogan dhe vlerave fetare

    July 3, 2026

    Arrestohet në Serbi një qytetar nga Kosova, dyshohet për krime lufte

    July 3, 2026

    Gjykata e Prishtinës dënon me 12 vite burg Ekrem Bajroviqin për krime lufte në Kosovë

    July 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.