Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    11-vjeçari gjen në plazh dhëmb elefanti 1.8 milion vjeçar

    Shpërthim i kontrolluar në kantierin e Bypass-it të Sarandës, kufizohet qarkullimi për një orë

    Thaçi përcjell mesazh për qytetarët e Kosovës: Shumë shpejt do të shihemi…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pas tensioneve para Kuvendit, Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve të shmangin protestat

    July 2, 2026

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët amerikanë pas zhvillimeve të fundit gjatë protestave në kryeqytet, duke i këshilluar të shmangin zonat ku mbahen demonstrata.

    Në njoftimin e publikuar këtë të enjte, ambasada bën me dije se protestat e përnatshme vijojnë përpara godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe se tubime të ngjashme mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera të vendit.

    Sipas ambasadës, edhe pse demonstratat mund të nisin në mënyrë paqësore, situata mund të përshkallëzohet në një kohë të shkurtër. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të shmangin grumbullimet, të tregojnë kujdes ndaj zhvillimeve përreth dhe të ndjekin informacionet e autoriteteve dhe mediave lokale.

    Në njoftim paralajmërohet gjithashtu për prani të shtuar të forcave të policisë, bllokime të mundshme të rrugëve, devijime të trafikut dhe vështirësi në lëvizje në afërsi të zonave ku zhvillohen protestat. Po ashtu, qytetarëve u sugjerohet të kenë një plan alternativ lëvizjeje dhe të mbajnë profil të ulët gjatë qëndrimit në ambiente publike.

    Ky është reagimi i dytë i Ambasadës së SHBA-së lidhur me protestat në Tiranë dhe vjen pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    11-vjeçari gjen në plazh dhëmb elefanti 1.8 milion vjeçar

    July 2, 2026

    Shpërthim i kontrolluar në kantierin e Bypass-it të Sarandës, kufizohet qarkullimi për një orë

    July 2, 2026

    Thaçi përcjell mesazh për qytetarët e Kosovës: Shumë shpejt do të shihemi…

    July 2, 2026

    Trump kërkon fundin e luftës në Ukrainë: Të ndalen vra*jet e pakuptimta

    July 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.