Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parkimet e “lacave” me makina luksoze, paralajmërimi i Lamallarit: S’ka rëndësi mbiemri, pozicioni apo makina që drejtoni

    Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

    Pse Kim Jong-uni e ka fshirë nga historia nënën e tij ‘japoneze’

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Protesta në Tiranë, Policia procedon 15 qytetarë

    June 27, 2026

    TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 qytetarë në lidhje me protestën e zhvilluar në kryeqytet, duke i akuzuar për organizim dhe manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

    Bazuar në njoftimin zyrtar, nga veprimet hetimore ka rezultuar se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar nga ora 19:00 deri në 22:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka vijuar më pas në disa akse të tjera rrugore të Tiranës. Protestuesit kanë lëvizur në Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllok dhe në segmente të Unazës, ku sipas Policisë është bllokuar qarkullimi i automjeteve, duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e miratuar për zhvillimin e tubimit. Në kuadër të procedimit penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet dhe dy aparate celularë.

    Njoftimi i Policisë:

    Tiranë Procedohen penalisht 15 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në Tiranë, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan penalisht 15 shtetas, konkretisht:
    A. G., G. P., A. T., D. G., L. K., E. S., A. K., E. L., V. D., G. K., A. P., Dh. C., A. B., L. G. dhe F. K., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

    Nga veprimet hetimore rezultoi se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar në intervalin kohor nga ora 19:00 deri në orën 22:00, në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vijoi në disa akse rrugore të kryeqytetit, konkretisht në Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllok dhe segmente të Unazës, ku u bllokua qarkullimi i automjeteve, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe 2 aparate celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    procedohen 15 qytetarë Protesta në Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parkimet e “lacave” me makina luksoze, paralajmërimi i Lamallarit: S’ka rëndësi mbiemri, pozicioni apo makina që drejtoni

    June 28, 2026

    Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

    June 28, 2026

    Pse Kim Jong-uni e ka fshirë nga historia nënën e tij ‘japoneze’

    June 28, 2026

    Kush është zyrtari që informoi Armando Pacanin se ndaj tij ka urdhër-arresti nga Gjermania?

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.