Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasja Meloni-Trump, si u kthye aleanca politike në një konflikt publik

    Ushtarët norvegjezë performojnë festimin “Viking Row” në mbështetje të kombëtares në Botërorin 2026

    Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”, ja renditja e golashënuesve në Botërorin 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    INSTAT: Ekonomia rriti varësinë nga importet me 2025, prodhimi vendas humbet terren

    June 27, 2026

    Ekonomia shqiptare po thellon tendencën e orientimit drejt importeve, duke lënë pas sektorin prodhues dhe eksportues. Të dhënat për vitin 2025 tregojnë rritje te pabarazisë, teksa numri i bizneseve që mbështeten tek importet po shtohet me ritme shumë më të shpejta se ato që eksportojnë, duke bërë që deficiti tregtar të përkeqësohet.

    Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT numri i ndërmarrjeve importuese ka arritur në 15.225, duke shënuar një rritje me 3,3 % krahasuar me vitin 2024. Në të kundërt, ndërmarrjet eksportuese arritën një numër 3,809 në vitin 2025, ose 0,7 % më shumë krahasuar me vitin 2024.

    Ka dominim të ndërmarrjeve tregtare, të cilat kryejnë mbi 63% të vlerës së importeve, ka bërë që pesha e importeve në ekonomi të jetë mbizotëruese. Aktualisht, importet zënë 71,9% të shkëmbimeve tregtare, ndërsa eksportet mbeten në një nivel modest prej 28,1%.

    Tendenca tregon se Shqipëria po humbet terren në aftësinë për të eksportuar. Në vitin 2025, eksportet e mallrave ranë në 346 miliardë lekë, një ulje prej 6,1% krahasuar me vitin e mëparshëm.

    Kjo dinamikë ka çuar në një zgjerim të ndjeshëm të deficitit tregtar. Krahasuar me vitin 2021, hendeku mes asaj që vendi shet dhe asaj që blen jashtë është përkeqësuar me 24,8%. Edhe pse tregu i Bashkimit Evropian mbetet partneri kryesor, si në eksporte ashtu edhe në importe, shifrat tregojnë një tkurrje të eksporteve drejt këtij rajoni, duke përfshirë edhe partnerin kryesor tregtar, Italinë.

    Analiza e tregut tregon se ekonomia është e përqendruar në një numër të kufizuar lojtarësh të mëdhenj, pasi mbi gjysma e eksporteve (53,4%) realizohet nga vetëm 50 ndërmarrjet më të mëdha. Mbi gjysma e importeve (51,7%) realizohet nga 100 ndërmarrjet më të mëdha.

    Gjithashtu, vihet re një varësi nga diversifikimi i furnitorëve, ku bizneset dominuese janë ato që importojnë nga 10 ose më shumë vende të ndryshme, dukë zënë 86,4% e vlerës së importeve.

    Ndërkohë që sektori i “mallrave të përpunuara” vazhdon të mbajë peshën kryesore të eksporteve, ai ka pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa eksportet e bujqësisë dhe makinerive tregojnë rritje, megjithatë të pamjaftueshme për të balancuar bilancin tregtar të vendit./MONITOR

    ekonomia instat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasja Meloni-Trump, si u kthye aleanca politike në një konflikt publik

    June 27, 2026

    Ushtarët norvegjezë performojnë festimin “Viking Row” në mbështetje të kombëtares në Botërorin 2026

    June 27, 2026

    Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”, ja renditja e golashënuesve në Botërorin 2026

    June 27, 2026

    Avioni i vogël përplaset me kullën më të lartë në Pekin, autoritetet heshtin dhe fshijnë raportimet

    June 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.