Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Papunësia në nivel rekord të ulët, paga mesatare kapërcen 84 mijë lekë në vitin 2025

    Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike

    Gucati: Simbolet e UÇK-së të mos përdoren për qëllime politike në Tiranë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ADN-ja konfirmon identitetin, trupi i gjetur në Cërrunjë është i Eglant Koçit

    June 23, 2026
    35-vjeçari zhduket pa gjurmë në Tiranë. Familjarët asnjë kontakt që prej 3 ditësh

    Testet e ADN-së kanë konfirmuar zyrtarisht se trupi i pajetë i gjetur pak ditë më parë në zonën e Cërrunjës i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej 4 qershorit.

    Megjithëse grupi hetimor kishte dyshime të forta se bëhej fjalë për Koçin, bazuar në karakteristika identifikuese si shenja e një ndërhyrjeje kirurgjikale, numri i këmbës dhe veshjet që ai mbante ditën kur u pa për herë të fundit, konfirmimi përfundimtar erdhi pas analizave të ADN-së.

    Trupi u gjet në gjendje të avancuar dekompozimi, pas më shumë se dy javësh kërkime intensive nga strukturat e Policisë së Shtetit, të mbështetura edhe nga forcat e sigurisë së Kosovës dhe mjete të specializuara, përfshirë dronë.

    Pas identifikimit zyrtar, familjarët pritet të kryejnë procedurat për tërheqjen e trupit nga morgu i Tiranës.

    Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autoritetet dyshojnë se 34-vjeçari mund të jetë vrarë, ndërsa si person i dyshuar për ngjarjen konsiderohet Armando Shakaj, i cili vijon të jetë në kërkim.

    Hetuesit po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe lokalizimin e personit të shpallur në kërkim.

    Eglant Koçi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Papunësia në nivel rekord të ulët, paga mesatare kapërcen 84 mijë lekë në vitin 2025

    June 23, 2026

    Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike

    June 23, 2026

    Gucati: Simbolet e UÇK-së të mos përdoren për qëllime politike në Tiranë

    June 23, 2026

    “Nuk të kam thënë të dua”, përplasen Vanesa dhe Indri pas “Ferma VIP 3”

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.