Pas disa javësh spekulimesh në rrjetet sociale, duket se historia mes Mateo dhe Brikena ka marrë një kthesë të re.
Dyshja ka konfirmuar ribashkimin e tyre, duke i dhënë fund zërave për një ndarje të mundshme dhe duke rikthyer vëmendjen e ndjekësve në romancën e tyre.
Thashethemet për një rikthim nisën pasi ata u panë së bashku në një lokal në Tiranë, ndërsa një video e tyre u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.
Më pas, gjatë emisionit Top Arena, Mateo dhe Brikena tërhoqën vëmendjen me një performancë dhe një kërcim romantik nën tingujt e këngës “Të dua”, moment që u komentua gjerësisht nga publiku.
Konfirmimi përfundimtar erdhi nga vetë Mateo, i cili publikoi një foto të afërt me Brikenën në rrjetet sociale, shoqëruar me një emoji zemre të kuqe, duke vulosur kështu ribashkimin e tyre.


