Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ibrahimaj: Mbi 6500 vende të lira pune në portalin puna.gov.al, aplikimi bëhet online

    Macron pas takimit me Ramën: Franca mbështet integrimin europian të Shqipërisë

    Autostrada Milot-Balldren, investim 365 milionë euro, tunel 850 metra dhe kontratë PPP 35-vjeçare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    “Nuk ju kam votuar kurrë, por…”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Protesta po përdoret për interesa të tjera

    June 22, 2026

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari, i cili megjithëse shprehet kritik ndaj qeverisë dhe deklaron se nuk e ka votuar asnjëherë, vlerëson se protesta aktuale ka devijuar nga qëllimi i saj fillestar.

    Qytetari, i identifikuar si Amarildo Kaçaniku, prezantohet në mesazh si “armik politik” i kryeministrit, por shpreh shqetësimin se protesta po përdoret për interesa të tjera dhe jo për të mirën e vendit.

    Sipas tij, ndërtimi i shtetit të së drejtës kërkon kohë dhe nuk mund të realizohet brenda një periudhe të shkurtër. Ai thekson se, si jurist, e sheh me shqetësim mundësinë që situata të çojë në destabilitet, duke kujtuar se historia ka treguar se zgjidhjet e paraqitura me shumë zhurmë nuk sjellin gjithmonë rezultatet e pritura.

    Në postimin e tij, Rama shkruan se vendosi t’i japë “sinjalin” që qytetari kërkoi në fund të mesazhit, duke e bërë publik komunikimin dhe duke vlerësuar tonin e tij kritik, por konstruktiv.

    Mesazhi i publikuar ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku komentuesit janë ndarë mes atyre që mbështesin qëndrimin e qytetarit dhe atyre që e konsiderojnë publikimin e tij si pjesë të debatit politik të momentit.

    Postimi i plotë i Ramës:

    Dhe e mora Amarildon t’ia jap sinjalin që kërkoi në fund të mesazhit të tij

    “Pershendetje Z. Rama
    Uroj qe ky mesazh t’ju gjeje mire nga nje i ri i ketij vendi.
    Po ju prezantohem , Amarildo Kaçaniku, armik i juaji (armik politik sigurisht).
    Nuk ju kam votuar kurre dhe kam ne mendje 1 milion e 1 kritika per ju. POR
    Kjo protesta sic edhe ju e dini, ka marre per kot dhe as mua njejte si ju spo me pelqen fare, pasi qartazi per nje njeri qe mundohet te kuptoj shkakun qe e sjell pasojen, duket qe turma po perdoret per arsye te tjera dhe jo per te miren e Republikes tone!

    Shteti i se drejtes nuk behet ne nje dite, as nje muaj e as nje vit, dhe kte e di mire pasi nga profesioni jam jurist.

    Shpresoj qe kjo idiotesi te ndaloj pa sjell ndonje destabilitet , pasi e di fort mire qe historia ka treguar qe ajo qe shitet me zhurme te madhe si shpetim dhe shprese me probabilitet te larte sjell nje te keqe me te madhe.

    Nga ana tjeter shpresoj dhe uroj qe ju ta kaloni kete dallge qe po ju vjen nga jashte!
    Kur e gjitha kjo te mbaroje (ketu te dergoj edhe urimet e mia qe kjo situate te mbaroje nje ore e me pare), kujtoje “armikun” qe mund ta besh mik per te miren e Shqiperise ,
    Me respekt
    Amarildo Kaçaniku

    PS: Do te me behej qejfi tme linit nje sinjal qe ky mesazh u lexua nga ju🤝

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ibrahimaj: Mbi 6500 vende të lira pune në portalin puna.gov.al, aplikimi bëhet online

    June 22, 2026

    Macron pas takimit me Ramën: Franca mbështet integrimin europian të Shqipërisë

    June 22, 2026

    Autostrada Milot-Balldren, investim 365 milionë euro, tunel 850 metra dhe kontratë PPP 35-vjeçare

    June 22, 2026

    Tragjedia/ Mamaja lë dy fëmijët në makinë dhe shkon të bëjë pazar, i gjen të pajetë për shkak të të nxehtit

    June 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.