Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Irani shpall mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, SHBA kundërshton pretendimet: Anijet kalojnë normalisht

    Operacion në Ksamil/ Kapet “Vis Korçari”, i dënuar për atentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit

    Tiranë / Ministria e Jashtme dënon ashpër përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit: Akt i papranueshëm dhe i papajtueshëm me vlerat demokratike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përplasi makinën e policisë dhe tentoi të arratisej, kapet në Ksamil i shumëkërkuari i SPAK-ut

    June 21, 2026
    Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët e rinj në Lezhë, Vlorë dhe Fier (EMRAT)

    Një operacion policor i zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në aksin Ksamil–Butrint është shoqëruar me tensione, pasi një person në kërkim ka përplasur automjetin e policisë në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit.

    Sipas informacioneve paraprake, agjentë të sektorit të krimeve në Komisariatin e Sarandës kanë tentuar të ndalojnë një person të shpallur në kërkim. Gjatë ndjekjes, ai ka goditur me automjetin e tij mjetin ku ndodheshin efektivët e policisë dhe ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.

    Menjëherë janë angazhuar forca të shumta policore, të mbështetura edhe nga Forca Kombëtare e Sigurisë (FNSH), të cilat kanë vijuar operacionin për lokalizimin dhe kapjen e tij.

    Pas disa orësh kërkime, në orët e para të mëngjesit të së dielës, policia ka bërë të mundur arrestimin e të shumëkërkuarit.

    Sipas burimeve, personi i arrestuar është nga Elbasan dhe konsiderohet individ me rrezikshmëri të lartë, i dyshuar për përfshirje në disa ngjarje të rënda kriminale. Ai rezulton i kërkuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Identiteti i tij nuk është bërë ende publik, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme mbi operacionin dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij.

    ksam policia spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Irani shpall mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, SHBA kundërshton pretendimet: Anijet kalojnë normalisht

    June 21, 2026

    Operacion në Ksamil/ Kapet “Vis Korçari”, i dënuar për atentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit

    June 21, 2026

    Tiranë / Ministria e Jashtme dënon ashpër përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit: Akt i papranueshëm dhe i papajtueshëm me vlerat demokratike

    June 21, 2026

    Rama për protestat në Zvërnec: Njerëzit po bëhen peng të iluzioneve, po mbrojnë flamingot nga një kërcënim që nuk ekziston

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.