Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Operacion në Ksamil/ Kapet “Vis Korçari”, i dënuar për atentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit

    Tiranë / Ministria e Jashtme dënon ashpër përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit: Akt i papranueshëm dhe i papajtueshëm me vlerat demokratike

    Rama për protestat në Zvërnec: Njerëzit po bëhen peng të iluzioneve, po mbrojnë flamingot nga një kërcënim që nuk ekziston

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama për protestat në Zvërnec: Njerëzit po bëhen peng të iluzioneve, po mbrojnë flamingot nga një kërcënim që nuk ekziston

    June 21, 2026
    “Shqipëria në fazën e fundit të negociatave”, Rama: Albanian Digital Solution, “truri” që do të mirëmbajë sistemet e institucioneve

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër projektit në Zvërnec gjatë podkastit “Flasim”, duke paralajmëruar për rrezikun që qytetarët të ndërtojnë bindjet e tyre mbi informacione të pjesshme dhe narrativa të krijuara nga rrjetet sociale.

    Në fjalën e tij, Rama përdori si metaforë personazhin Fabrice del Dongo nga romani The Charterhouse of Parma i Stendhal, për të shpjeguar se si idealet fisnike mund të shndërrohen në iluzione kur nuk mbështeten te faktet.

    Sipas kreut të qeverisë, shumë qytetarë që marrin pjesë në protesta e bëjnë këtë me bindje të sinqerta për mbrojtjen e natyrës, por ai vuri në pikëpyetje bazën e informacionit mbi të cilin ndërtohen këto qëndrime.

    “Njerëzit mendojnë se po mbrojnë flamingot, Zvërnecin dhe Shqipërinë, por rrezikojnë të bëhen pjesë e interesave të tjera që nuk kanë lidhje me interesat e vendit”, u shpreh Rama.

    Ai argumentoi se algoritmet e rrjeteve sociale favorizojnë emocionin, zemërimin dhe frikën, duke krijuar sipas tij një realitet paralel ku perceptimet mbizotërojnë mbi faktet.

    Kryeministri theksoi se projekti për Zvërnecin është ende në fazë përgatitore dhe se debati duhet të fokusohet te përmirësimi i tij, jo te kundërshtimi paraprak.

    “Ne jemi këtu për të bërë më të mirën për Shqipërinë, për natyrën, për Zvërnecin dhe për flamingot, por duke u bazuar te faktet dhe realiteti, jo te iluzionet”, deklaroi Rama.

    protestat PS rama Zverneci
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Operacion në Ksamil/ Kapet “Vis Korçari”, i dënuar për atentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit

    June 21, 2026

    Tiranë / Ministria e Jashtme dënon ashpër përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit: Akt i papranueshëm dhe i papajtueshëm me vlerat demokratike

    June 21, 2026

    Rama për protestat në Zvërnec: Njerëzit po bëhen peng të iluzioneve, po mbrojnë flamingot nga një kërcënim që nuk ekziston

    June 21, 2026

    Përplasi makinën e policisë dhe tentoi të arratisej, kapet në Ksamil i shumëkërkuari i SPAK-ut

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.