Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hero në detin e Himarës, efektivi i hipën gomones në lëvizje me shpejtësi dhe shmang tragjedinë. Shihni momentin

    Merz: Buxheti i BE-së 2028-2034 i papërballueshëm

    Rama për protestat në Zvërnec: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Jared Kushner

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Tragjedi në Kanionin e Madh, tre alpinistë amerikanë humbin jetën nga nxehtësia ekstreme

    June 20, 2026

    Tre alpinistë amerikanë kanë humbur jetën këtë javë në Parkun Kombëtar të Kanionit të Madh në Arizonë, si pasojë e temperaturave ekstreme që kanë goditur zonën, raportojnë mediat lokale.

    Autoritetet bëjnë të ditur se temperaturat brenda kanionit mund të kalojnë 43°C, madje edhe në zona me hije, duke e bërë aktivitetin e ecjes në shtigje veçanërisht të rrezikshëm gjatë orëve të ditës.

    Sipas Associated Press, një burrë 72-vjeçar u sëmur nga nxehtësia më 12 qershor teksa po ecte në Shtegun South Kaibab. Ai ndërroi jetë para mbërritjes së ekipeve të shpëtimit.

    Vetëm katër ditë më vonë, një burrë 67-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare u përballën gjithashtu me probleme shëndetësore të shkaktuara nga i nxehti gjatë një ecjeje në Shtegun North Kaibab, duke humbur jetën para se të mbërrinte ndihma.

    Shërbimi i Parqeve Kombëtare të SHBA-së deklaroi se, pavarësisht reagimit të menjëhershëm të ekipeve të emergjencës, të tre alpinistët nuk arritën të mbijetonin.

    Autoritetet kanë vënë në dukje rritjen e rasteve të goditjes nga nxehtësia në javët e fundit dhe u kanë bërë thirrje vizitorëve të shmangin aktivitetet në natyrë midis orës 10:00 dhe 16:00, kur temperaturat arrijnë kulmin.

    Trupat e viktimave janë dërguar në Zyrën e Mjekut Ligjor të Qarkut Coconino, ku ka nisur hetimi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjeve.

    alpiniste Arizona Kanioni nxehtesia ekstreme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hero në detin e Himarës, efektivi i hipën gomones në lëvizje me shpejtësi dhe shmang tragjedinë. Shihni momentin

    June 20, 2026

    Merz: Buxheti i BE-së 2028-2034 i papërballueshëm

    June 20, 2026

    Rama për protestat në Zvërnec: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Jared Kushner

    June 20, 2026

    Zjarr i madh në Karaburun, flakët përfshijnë sipërfaqe me bimësi, tymi mbulon vijën bregdetare

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.