FUSHË-ARRËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz, ku një çift bashkëshortësh janë dhunuar brutalisht nga persona të paidentifikuar.
Ata kanë hyrë në banesën e tyre dhe i kanë dhunar fizikisht duke iu shkaktuar dëmtime në këmbë dhe duar.
Dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur pasi çifti ka sinjalizuar policinë për operacion antidrogë pak javë më parë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e rastit./Radar.al


