Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot Liqenin e Ulzës, ku një i ri ka humbur jetën teksa po lundronte me motor uji.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se i riu që ka mbetur viktimë është nga Laçi. Teksa po lundronte, motori i ujit është përmbysur dhe e ka zënë poshtë, duke i marrë jetën.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të bërë të mundur dokumentimin e plotë të saj.


