TIRANË– Një qytetar nga Durrësi ka ndarë historinë e tij në podkastin e fundit në Radar.al, në rubrikën ‘ZËRI I QYTETRIT’, ku rrëfen se dyshon që bashkëshortja e tij mjeke e tradhton gjatë turnit të natës me kolegët e punës.
Lidhur me këtë temë në studion e Radar ka qenë i ftuar avokati Alban Duraj i cili sqaron se qytetari duhet të ketë prova bindëse për këtë problematike para se t’i drejtohet gjykatës për kërkesën e divorcit.
Letra:
Jetoj dhe punoj prej shumë vitesh në një nga qytetet kryesore të Shqipërisë siç është Durrësi, jam i mirëarsimuar, me profesion shumë të mirë, i mirë paguar, edhe gruaja po ashtu e cila ushtron prfesionin e nderuar të mjekut, por prej disa kohësh shikoj një ftohje nga ana e saj sidomos gjatë periudhës që këto kohë ka zhvilluar edhe roje nate në spital. Mendoj dhe dyshoj se ka nisur nëj tradhti nga ana e saj me një prej kolegëve të punës. E kam ndjekur edhe pse në mënyrë private dhe të fshehtë kam zbuluar disa të dhëna dhe kjo gjë më ka tronditur.
Avokati: Atëherë këtu kemi të bëjmë, pra nëqoftëse këto konstatime janë të vërteta, pra të zotërisë i cili na shkruan atëherë s’ka ngelur gjë tjetër, veçase duhet sqaruar që do të thotë zotëria duhet të komunikojë me bashkëshorten e tij. Natyrisht që këto duhet të jenë prova të forta që duhet të thotë sepse ajo që unë dua të sjellë në parantezë përpara se të japim këtë sqarim, ndodh që ka qytetarë të cilët kanë delirin e xhelozizë. Përpara se zotëria të marri këtë vendim. Pra vendimin e divorcit duhet të bindet. Por komunikimi është hapi i parë që duhet të bëjë me bashkëshorten e tij. Sepse këto komunikime janë ndoshta edhe për shkak të funksionit të punës që ai ka. Në momentin pastaj që bindet dhe natyrisht ka prova të forta lidhur me këtë patjetër që rruga e gjykatës është rruga të cilën zotëria duhet t’i drejtohet./Radar.al


