MIRDITA– Personi në foton e mësipërme është Valter Lleshi, i cili u gjet i vrarë brenda automjetit të tij në fshatin Shkorret, të Mirditës.
Ai është qëlluar me breshëri plumbash automatiku, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja.
I ndjeri ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, ku mars të këtij viti, kësaj kompanie i ishte vendosur një sasi tritoli në një prej makinerive, e cila nuk kishte shpërthyer. Mësohet se viktima njihej për lidhjet miqësore me fisin Reçi.
Nga ana tjetër, po hetohet edhe lidhja e tij me vrasjen e Anton Kelit, gjë e cila ka ngritur edhe një pistë të re hetimesh e cila fokusohet tek çështja e hakmarrjes. Kjo pasi Lleshi ishte i implikuar në eliminimin e Anton Kelit në vitin 2020, për shkak të prishjes me pazaret e drogës. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndëra policia po heton më shumë mbi rastin/Radar.al


