BELGJIKË– Autoritetet belge kanë vënë në pranga Gerd Gjinararin, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali”, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjinarari rezulton i dënuar për vrasjen e Naim Zyberit, një emër i njohur i botës së krimit në Tiranë në vitet ’90.
Në vitin 1997, një gjykatë italiane e shpalli fajtor për këtë krim dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.
Ndërsa në vitin 2014, ai u ekstradua në Shqipëri, ku Gjykata e Tiranës njohu dhe la në fuqi vendimin e dhënë nga autoritetet italiane, duke konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm./Radar.al


