Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

    June 15, 2026

    Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i përshkroi si të pabazuara akuzat se Podgorica zhvillon luftë hibride kundër Serbisë, duke vlerësuar se deklaratat e tilla pasqyrojnë mungesën e gatishmërisë së një pjese të strukturave politike në Beograd për ta pranuar Malin e Zi si shtet sovran.

    Reagimi erdhi pas pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Mali i Zi dhe mediat e tij marrin pjesë në veprime hibride kundër Serbisë.

    Përmes një deklarate të postuar në platformën X, ministria malazeze vlerësoi se deklaratat e shpeshta nga shteti fqinj dëshmojnë mungesën e gatishmërisë së një pjese të strukturave politike për ta pranuar Malin e Zi si një shtet sovran dhe të barabartë, e jo si një hapësirë që duhet t’u rikthehet qendrave të imagjinuara politike.

    Ajo shtoi se deklaratat e tilla, zakonisht, intensifikohen sa herë që Mali i Zi bën hapa para në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kur afrohen zgjedhjet.

    “Ia lëmë publikut të vlerësojë nëse deklaratat e tilla duhen parë si hyrje në fushata të reja dezinformimi dhe presionesh politike, apo si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga problemet që nuk kanë asnjë lidhje me Malin e Zi”, thuhet në deklaratë.

    Ministria malazeze rikujtoi se vendimi për rikthimin e pavarësisë së Malit të Zi është përfundimtar, demokratik dhe i verifikuar ndërkombëtarisht në referendum, dhe shtoi se Mali i Zi dëshiron marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët, përfshirë Serbinë.

    Megjithatë, ajo theksoi se marrëdhëniet e tilla mund të ndërtohen vetëm mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe pranimit të realitetit, duke i hedhur poshtë pretendimet se Mali i Zi i ka marrë territor kujtdo.

    Diplomacia serbe: Qarqe të caktuara në Mal të Zi veprojnë në mënyrë hibride kundër Serbisë

    Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi përbën “konfirmim të natyrës hibride të veprimit të qarqeve të caktuara në Mal të Zi ndaj jetës politike në Serbi”.

    Ministria serbe tha se akuzat e ashpra publike dhe përpjekjet për ta heshtur palën tjetër paraqesin një tentativë për ndikim të papërshtatshëm ndaj Serbisë, duke shtuar se për marrëdhëniet mes dy shteteve do të ishte shumë më e dobishme që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen përmes dialogut institucional dhe kanaleve diplomatike.

    “Serbia nuk ka asnjë pretendim ndaj Malit të Zi dhe nuk e vë në dyshim shtetësinë e tij, por përfaqësuesit e saj kanë të drejtë të vënë në dukje dukuritë që cenojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe krijimin e vazhdueshëm të një atmosfere në të cilën Serbia paraqitet si problem dhe si justifikim për dështimet e brendshme politike”, thuhet në deklaratë.

    Beogradi zyrtar bëri thirrje për punë të përbashkët mbi çështje me interes për qytetarët, si: bashkëpunimi ekonomik, lidhjet infrastrukturore dhe forcimi i besimit të ndërsjellë.

    U theksua, po ashtu, se Serbia do të vazhdojë të ndjekë politika të përgjegjshme ndaj Podgoricës, por se pret të njëjtin nivel respekti dhe vlerësimi edhe nga pala tjetër.

    Vuçiq: Kjo është një luftë e vërtetë hibride

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 14 qershor për Televizionin Prva të Serbisë se “mediat në Mal të Zi kanë pasur një rol të rëndësishëm në revolucionin me ngjyra në Serbi, ndërsa Mali i Zi zhvillon një luftë hibride kundër Serbisë”.

    I pyetur se si e sheh sot situatën në Mal të Zi, Vuçiq tha se kjo është “çështje e tyre [malazeze]”, por shtoi se “e vetmja gjë për të cilën mund të flasë, është marrëdhënia e Malit të Zi me Serbinë”.

    “Sa i përket marrëdhënies ndaj Serbisë, ajo është absolutisht e njëjtë. Asnjë grimë më e mirë, asnjë grimë më e keqe. Jam mësuar tashmë me këtë. Mos harroni se kjo marrëdhënie u përkeqësua edhe më shumë gjatë zhvillimit të revolucionit këtu, sepse një rol të rëndësishëm e patën mediat në Mal të Zi, si platformë për sulm dhe rrëzim të pushtetit në Serbi”.

    “Kjo është një luftë e vërtetë hibride. Meqë ata flasin për luftë hibride, ata po zhvillojnë luftë hibride kundër Serbisë dhe të gjithë marrin pjesë në të, ose bëjnë sikur nuk e shohin që marrin pjesë”, tha Vuçiq./REL

    Mali i Zi Vuçiqit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.