TIRANË– Ish-finalisti i Big Brother Vip, Mateo ka treguar më së miri mbrojtjen për motrën e tij.
Ai ka rënë “pre” e një kamere të fshehtë nga gazetarët e emisionit “Andale”.
Fatkeqësisht kjo ndryshe nga tjerat ishte një kamër e cila duhet të them që përshkallëzoi deri në dhunë.
Gjithçka ishte organizuar me ndihmë të motrës së tij, Keijsit, e cila pranoi që të bëhej pjesë e kësaj kamere të fshehtë për t’i bërë vëllait të saj “një lojë të vogël”.

Sipas asaj që ishte programuar qysh më herët, Keijsi e telefonoi Mateon ku dhe i tha që një i ri po shqetësonte në ambientin ku dhe ndodhej dhe i riu që po e “ngacmonte” ishte pikërisht gazetari dhe personazhi i emisionit “Andale”.
Menjëherë pa kësaj telefonate Mateo u nis “rrufe” për te e motra dhe reagoi menjëherë ku dhe i kërkoi llogari gazetarit, madje e tërhoqi me forcë nga bluza duke e tërhequr zvarrë./Radar.al


