BRAZIL-Në Brazil ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku ka mbetur e vdekur një turiste 21-vjeçare.
Nga raportimet e mediave të huaja bëhet me dije se Maria Eduarda Rodrigues de Freitas, vetëm 21 vjeçe, humbi jetën në mënyrë tragjike pasi organizatorët e një kërcimi ekstrem dyshohet se harruan t’i lidhnin litarin e sigurisë para se ta hidhnin nga një urë.
Nga informacionet paraprake mësohet se e reja po merrte pjesë në një aktivitet të organizuar të kërcimit me litar nga e ashtuquajtura “Ura e Skeletit” në qytetin Limeira.

Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Maria shihet duke u përgatitur për kërcimin, pa e ditur se pas saj fshihej një gabim fatal./Radar.al



