Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Nufi, zhvilloi më 11-12 qershor një vizitë zyrtare në Pentagon, ku mori pjesë në Takimet Bilaterale për Konsultimet e Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Takimet u kryesuan nga Alton Buland, Zëvendësndihmës i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes dhe përgjegjës për politikat evropiane dhe të NATO-s, ndërsa në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

    Gjatë bisedimeve, palët diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe vijimin e përpjekjeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

    Ministri Nufi theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj aleancës me SHBA-në dhe rolit të saj në NATO.

    “Ne jemi krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në kuadër të këtij partneriteti strategjik dhe mezi presim të thellojmë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin tonë”, u shpreh ai.

    Më tej, Nufi vlerësoi mbështetjen afatgjatë amerikane ndaj Shqipërisë, duke theksuar se SHBA do të vazhdojnë të jenë partneri më i rëndësishëm strategjik i vendit.

    “Shqipëria vlerëson thellësisht mbështetjen e vazhdueshme dhe afatgjatë të SHBA-ve. Është e qartë se SHBA do të mbeten partneri më strategjik i Shqipërisë dhe mbështetja juaj është thelbësore për ne në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes”, deklaroi ministri.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.