Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kombëtarja më e vogël e Botërorit përballet me Gjermaninë, pse Nojer është idhulli i portierit të Kuraçaos…

    Arratisje si në filma/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

    Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

    June 13, 2026

    TIRANË– Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e zhvilluar gjatë ditës së sotme, çmimi i shitjes së naftës është përcaktuar jo më shumë se 183 lekë për litër.

    Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 170 lekë për litër. Sipas vendimit, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 14:00 të datës 13 qershor 2026 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimmarrjen e radhës.

    Njoftimi:

    Bordi i Transparencës në mbledhjen e datës 13 qershor 2026 ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend, të cilat hyjnë në fuqi në orën 14:00 të së njëjtës ditë dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimmarrjen e radhës.

    Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil të standardit SSH EN 590 është përcaktuar jo më shumë se 183 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 171 lekë për litër.

    Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është caktuar jo më shumë se 170 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 158 lekë për litër.

    Bordi thekson se këto çmime do të jenë të detyrueshme për të gjithë operatorët e tregtimit të karburanteve në vend, duke kërkuar zbatimin e plotë të vendimit nga subjektet e shumicës dhe pakicës.

    Në njoftim paralajmërohet gjithashtu se në rast shkeljesh të konstatuara, do të merren masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit të operatorëve që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.

    Institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar të monitorojnë tregun me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme.

    Vendimi vjen në kuadër të mekanizmave të rregullimit të tregut të karburanteve dhe transparencës së çmimeve në vend./Radar.al

    çmimet e karburanteve Nafta dhe benzina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kombëtarja më e vogël e Botërorit përballet me Gjermaninë, pse Nojer është idhulli i portierit të Kuraçaos…

    June 13, 2026

    Arratisje si në filma/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

    June 13, 2026

    Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

    June 13, 2026

    Paratë me fajde “mollë sherri”? Dyshohet se vr*u shokun, brenda ‘Posche’ të autorit u gjet një lopatë dhe…

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.