Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kombëtarja më e vogël e Botërorit përballet me Gjermaninë, pse Nojer është idhulli i portierit të Kuraçaos…

    Arratisje si në filma/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

    Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Pastrimi i parave dhe turizmi çojnë euron në një tjetër nivel minimal rekord

    June 13, 2026

    Euro ka shënuar një tjetër nënçmim gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm valutor, duke zbritur për herë të parë nën 95 lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 94.96 lekë, ose -0.09 lekë më pak se një ditë më parë. Për periudhën nga 1 janar deri në 12 qershor, euro është këmbyer mesatarisht me 95.95 lekë, me një rënie prej në 1.4% në krahasim me 97.3 që ishte për vitin 2025. Teksa rënia e monedhës së përbashkët ka nisur që nga viti 2016, nënçmimi ka qenë më i fortë që nga 2023-shi.

    Në 2015-n, një euro u këmbye mesatarisht me 139.7 lekë, teksa monedha e përbashkët ishte luhatur në kufijtë mes 138-140 lekëve për gjashtë vite radhazi. Në 2016-n, euro dha sinjalet e para të rënies, që në atë kohë ekspertët e lidhën me dy faktorë. Së pari, kultivimin masiv të kanabisit në vend dhe së dyti orientimin e investimeve dhe një pjesë të këtij fluksi të parave nga tregtimet e paligjshme drejt ndërtimit. Euro nisi të zbriste gradualisht, për të arritur në gati 119 lekë në vitin 2022.

    Nga viti 2023, rënia ishte dhe më e fortë, me monedhën e përbashkët që u nënçmua me 10 lekë brenda vitit, rënia më e madhe vjetore historike, duke zbritur në 108.75 lekë. Me ritme të larta ishte nënçmimi dhe në 2024-n, me -8.1 lekë. Në 2025-n dhe pjesën e parë të 2026-s, nënçmimi i euros ka vijuar, ndonëse me ritme më të ngadalta (shiko grafikun). Në krahasim me vitin 2015, përpara se të niste rënia e fortë, monedha e përbashkët është zhvlerësuar me gati 44 lekë, ose 31%. Aktorët e tregut pohojnë se përshpejtimi i nënçmimit të euros nga viti 2023 lidhet me dy faktorë kryesorë:

    Së pari, ndërtimi mori përmasa më të mëdha gjatë viteve të fundit, e konstatuar kjo dhe nga niveli i lartë i sipërfaqes së lejeve që u dhanë për ndërtim për banesa, që arritën rekordin prej gati 2 milionë metra katror në 2024-n. Ndërtimi rezulton të jetë përdorur si një mjet për pastrimin e parave, nisur nga fakti që pas vitit 2016 në treg u futën shumë kompani ndërtimi që nuk justifikonin burimet e të ardhurave, një temë që u trajtua gjerësisht nga Monitor që në vitin 2018.

    Kjo po vërtetohet dhe zyrtarisht. Vetëm sot SPAK ka goditur një nga organizatat më të mëdha kriminale në Shqipëri, duke lëshuar masë sigurie për 20 persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe në pastrimin e parave. Ky rrjet i strukturuar siguronte fitime miliona euroshe nga shitja e lëndëve narkotike në Europë dhe më pas i investonte ato në ekonominë shqiptare, me fokus të veçantë në sektorin e ndërtimit.

    Përmes biznesmenëve dhe eksponentëve të përfshirë, organizata kishte arritur të siguronte tendera me vlera të larta dhe leje për ndërtimin e kullave dhe resorteve luksoze, kryesisht në bregdetin e jugut të vendit. Si rezultat i aksionit, 15 prej të dyshuarve u lanë në arrest me burg, ndërsa 5 të tjerë në arrest shtëpie, përfshirë edhe emra që operonin nga jashtë shtetit apo që zotëronin kompani që përdoreshin si mbulesë. Krahas arrestimeve, autoritetet kanë sekuestruar miliona euro pasuri të bazuara mbi këto investime në ndërtim dhe resorte të reja.

    Edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare ka cituar shpesh në raportet e saj ndërtimin, si sektor me risk të lartë ku mund të pastrohen paratë. Ndonëse INSTAT nuk e raporton më të plotë sipërfaqen e lejeve të ndërtimit, pasi për ndërtesat mbi 7 kate lejet jepen nga Këshilli Kombëtar i territorit, që nuk jep informacion për sipërfaqet, po vetëm për lejet, ritmi i tyre pritet të jetë edhe më i lartë, bazuar në të ardhurat që po arkëtohet në buxhet nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë.

    Së dyti, një tjetër faktor i rëndësishëm janë turistët, të cilit po sjellin gjithnjë e më shumë valutë, teksa vendi është kthyer në një destinacion turistik. Banka e Shqipërisë raportoi në bilancin e pagesave se vetëm në tre muajt e parë të vitit, shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri arritën në total 1 miliard e 4 milionë euro, ndërsa gjatë 2025-s, shpenzimet totale i kaluan 5 miliardë euro. Aktorët e tregut pohojnë se pikërisht kombinimi i këtyre dy faktorëve vitet e fundit ka ndikuar në rënien e euros në nivelin më ulur historik./MONITOR

    euro pastrimi i parave
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kombëtarja më e vogël e Botërorit përballet me Gjermaninë, pse Nojer është idhulli i portierit të Kuraçaos…

    June 13, 2026

    Arratisje si në filma/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

    June 13, 2026

    Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

    June 13, 2026

    Paratë me fajde “mollë sherri”? Dyshohet se vr*u shokun, brenda ‘Posche’ të autorit u gjet një lopatë dhe…

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.