Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Probleme me Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në akses

    PS feston 35-vjetorin, socialistët mblidhen sot në sheshin Italia

    Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti

    June 12, 2026

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është arritur një “marrëveshje e madhe” me Iran për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme dhe se ajo mund të nënshkruhet këtë fundjavë, ndoshta në Evropë.

    “Ne sapo arritëm një marrëveshje të madhe për luftën me Iranin”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale më 11 qershor.

    Megjithatë, ai shtoi se marrëveshja ende është “subjekt i finalizimit të dokumenteve, gjë që duhet të përfundojë gjatë ditëve të ardhshme dhe me gjasë do të ketë një nënshkrim, ndoshta në Evropë”.

    I pyetur nga gazetarët nëse lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, e ka miratuar marrëveshjen, Trump tha: “Sipas asaj që kuptoj unë, përgjigjja është po”.

    Trump e përshkroi marrëveshjen si “një memorandum mirëkuptimi shumë të fuqishëm”, duke shtuar se ajo ishte “disi konceptuale, por është diçka që do të realizohet”.

    “Ne kemi një marrëveshje sipas së cilës Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore, që ishte edhe qëllimi kryesor i gjithë asaj që duhej të kalonim për të arritur deri këtu. Pra, është një gjë shumë e madhe”, u tha presidenti Trump gazetarëve.

    Presidenti amerikan tha se nuk do të mund të merrte pjesë personalisht në ceremoninë e nënshkrimit, por shtoi se këtë mund ta bënte nënpresidenti JD Vance.

    Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, u duk që minimizoi pritjet për një nënshkrim të shpejtë, duke deklaruar se Irani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar rreth një marrëveshjeje.

    Ai shtoi se janë finalizuar shumë detaje, por se “amerikanët vazhdojnë të ndryshojnë qëndrimet e tyre”, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim. Lidhur me këtë çështje nuk ka pasur një deklarim zyrtar nga Qeveria.

    Trump ka deklaruar shpesh se një marrëveshje me Iran ishte afër që të arrihej e që ka për qëllim dhënien fund të luftimeve, negociatat kanë dështuar vazhdimisht pa arritur një marrëveshje përfundimtare, duke çuar në kërcënime të reja dhe sulme ajrore nga SHBA-ja, Irani dhe Izraeli.

    Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ishte mirënjohëse për çdo marrëveshje të negociuar nga Trumpi, por theksoi se Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit.

    Trump tha se edhe Ngushtica e Hormuzit, një rrugë ujore jetike që Irani praktikisht e ka mbyllur pas fillimit të luftës më 28 shkurt, do të hapet “sapo ta kemi nënshkruar” marrëveshjen.

    “Ngushtica do të hapet zyrtarisht sapo të nënshkruajmë, gjë që mund të ndodhë shpejt, shumë shpejt, ndoshta gjatë fundjavës në Evropë”, tha Trump.

    Ai po ashtu tha se kishte biseduar me udhëheqës në rajon, përfshirë aleatë në Gjiri Persik dhe Netanyahun, duke shtuar: “E gjithë Lindja e Mesme është shumë e lumtur”.

    Njoftimi i fundit për një marrëveshje të mundshme erdhi disa orë pasi Trump njoftoi se kishte anuluar sulmet që paralajmëroi se SHBA-ja do të kryente mbrëmjen e 11 qershorit ndaj Iranit.

    “Bazuar në faktin se diskutimet me Republikën Islamike të Iranit janë ngritur në nivelin më të lartë të udhëheqjes iraniane dhe janë miratuar, unë, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara ndaj Iranit këtë mbrëmje”, shkroi Trump në Truth Social më 11 qershor.

    Udhëheqësi amerikan shtoi se “diskutimet dhe pikat finale” janë miratuar nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqia, Pakistani, Bahrejni, Kuvajti, Jordania, Egjipti dhe shtete të tjera.

    “Bllokada detare do të mbetet në fuqi të plotë deri sa ky transaksion të finalizohet, koha dhe vendi i nënshkrimit do të njoftohen së shpejti”, tha ai.

    Pak kohë para këtyre deklaratave të Trumpit, Mohammad Baqer Qalibaf, kryetar i Parlamentit të Iranit, paralajmëroi SHBA-në që të mos përfshihet në një “moçal pa fund”.

    “Strategjitë e gabuara dhe vendimet e nxituara do ta rikthejnë gjithë situatën në një drejtim edhe më të keq, do të shpërthejnë infrastrukturën energjetike dhe tregjet, si dhe do të krijojnë një moçal pa fund në të cilin do të mbeteni të bllokuar për vite me radhë”, shkroi Qalibaf në X.

    Më herët gjatë 11 qershorit, Trump kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kryenin sulme të reja ushtarake kundër Iranit.

    Ai këtë paralajmërim e bëri teksa Uashingtoni dhe Teherani shkëmbyen sulme për të dytën ditë me radhë më 10 qershor, duke shënuar një nga përshkallëzimet më serioze që kur ka hyrë në fuqi në prill një armëpushim i brishtë mes palëve./REL

    Irani Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Probleme me Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në akses

    June 12, 2026

    PS feston 35-vjetorin, socialistët mblidhen sot në sheshin Italia

    June 12, 2026

    Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti

    June 12, 2026

    Papa Leoni XIV: Emigracioni është një mundësi për pasurim të ndërsjellë midis popujve

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.